I veshur sportiv dhe me një urim, presidenti Meta tregon se ku po e kalon të dielën

Presidenti Ilir Meta ka zgjedhur që këtë ditë të diele ta kalojë në bregdet.

Teksa ka publikuar një video, kreu i shtetit, iu ka uruar ndjekësve të tij në ‘Facebook’ një ditë të mbarë dhe të gëzuar.

“Pas një ecje të gjatë buzë detit, ju uroj të gjithëve një të diel të mbarë dhe të gëzuar!” shkruan Meta, i cili shfaqet i veshur sportiv, në breg të detit.