I vidhte internetin, i shkon me pistoletë në shtëpi komshiut

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot është arrestuar një person në Bllacë të Suharekës, pasi ishte i njëjti që kanosi fqinjin e tij me armë zjarri, pasi ishte lidhur me internetin e tij.

Policia ka njoftuar se te i dyshuari janë sekuestruar një pistoletë, një karikator dhe 10 copë fishekë.