I vuri zjarrin banesës së tij, dërgohet në spital 42 vjeçari

Një 42-vjeçar i identifikuar si Igli Alianji mbrëmjen e sotme në rrugën “Memo Meto” në Tiranë, i ka vënë zjarrin banesës së tij.

Dyshohet se autori vuante nga problemet e shëndetit mendor, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forcat policore dhe zjarrfikëset, të cilët kanë bërë të mundur fikjen e e zjarrit.

42-vjeçari pasi është nxjerrë nga banesa është dërguar në spital për shkak të asfiksisë dhe po merr ndihmën e parë mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.