I vuri zjarrin kodrës me shkurre në Ksamil, arrestohet nga policia autori

Zjarret në jug vazhdojnë të jenë shqetësuese edhe për shkak të temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin. Mbrëmjen e 30 korrikut një tjetër zjarr ka shpërthyer në Ksamil, teksa policia ka arrestuar për zjarrvënie një banor.

Burime nga policia njoftojne se, me datë 30.07.2021, ora 23:30, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Edmond Idajet Zogaj, banues në Ksamil, sepse në orën 19:00 është kostatuar se ka vendosur zjarr në një kodër në lagjen nr.1 në Ksamil, në zonën e quajtur “baxhua”, ku nga zjarri janë djegur një hektar shkurre, ferra dhe disa ullishte.