A ia di burri i saj të kaluarën Adelina Tahirit? (Foto)

Këngëtarja Adelina Tahiri tashmë i ka dhënë fund beqarisë, ajo është martuar, jo me shqiptar, por me një maqedon, i cili është avokat dhe disa vite më i vjetër se këngëtarja e njohur shqiptare, shkruan “Kosovarja”.

Adelina po jeton e lumtur në krahët e të shoqit, me të cilin edhe është kurorëzuar. Ata ishin së bashku edhe në pushim, në muaj mjalti, ku kanë pasur një eksperiencë të mrekullueshme.

Adelina në të kaluarën është përfolur shpesh për jetën e saj private, u tha se ishte në lidhje me Adrian Gaxhen e Lorik Canen, shkruan “Kosovarja”.

A i ka lexuar bashkëshorti i saj lajmet për të e për të kaluarën e saj? Epo, e rëndësishme e sotshmja, e ardhmja…/Kosovarja/