Ia ngacmuan të dashurën, shqiptarët rrahin në mes të diskos rumunët

0

Një sherr me protagonistë shqiptarë, rumunë e peruanë, ka ndodhur në një nga diskotekat e Firenzes, në rrugën “Servi”. Nga ngjarja kanë ngelur të plagosur pesë persona. Shkak i sherrit mësohet të jetë bërë ngacmimi i një 18-vjeçareje peruane, nga ana e shqiptarit.
Ngacmimi solli reagimin e vajzës dhe të të dashurit të saj, një rumun 19 vjeç.

Debati degjeneroi në përleshje fizike, ku shqiptarit iu bashkuan një numër patriotësh që u hodhën menjëherë në ndihmë të tij. Sherri u ndërpre përkohësisht nga ndërhyrja e njërit prej rojeve të sigurisë së diskos, por u rindez pak minuta më pas.

Pas daljes nga diskoja, rumuni telefonoi vëllanë dhe të atin për t’u hakmarrë ndaj shqiptarëve, por këta të fundit, më të shumtë në numër, i sulmuan dhe i rrahën.
Shumica e pjesëmarrësve në sherr ishte larguar nga vendngjarja kur aty mbërritën forcat e policisë së Firenzes, megjithatë policët kapën tre prej tyre, dy shqiptarë, 19 e 20 vjeç dhe peruanen.