Ia parkoi Mercedesin në arë, fermeri ia mbushë veturën me baltë

0

Një fermer anglez ka incizuar vetën derisa e ka mbushur me baltë një veturë të tipit Mercedes Benz, pasi pronari i saj e kishte parkuar atë në arën e fermerit.

Videoja, e publikuar nga tabloidi britanik ‘Daily Mail’, shfaqë momentin kur fermeri derisa nget traktorin hedhë baltën drejtuar veturës, transmeton lajmi.net.

Pamjet janë shikuar mbi 27 mijë herë dhe ka marrë komente ndër më të ndryshmet, derisa shumica kanë përkrahur vendimin e fermerit.

Mediumi britanik bën me dije se pronari i automjetit e kishte parkuar veturën aty, pasi kishte shkuar për në plazh. /Lajmi.net/