Aktivisti dibran nga SHBA dhe njëri nga anëtarët e ASH-së, Ibrahim Kolari përmes një postimi në rrjetet sociale ka komentuar zhvillimet në ASH, duke u rreshtuar në krahun e Arben Taravarit. Sipas tij, diaspora në ShBA me padurim e pret ndryshimin.
Ja postimi i tij:
“Themelimi pa interes shume vite ma para i LR-PDSH ishte per te sjelle ndryshim dhe per te luftuar krimin dhe korrupsionin partiak ne RMV. Ne u rritem me Aleancen per Shqiptaret per te sjelle Demokracine ne popull, per intergrim e jo internim, qe te behemi pjese e popullit Europian e Atlantik.
Miku im Arben, sot pershendes vendimin tend te guximshem duke shprehur mbeshtetjen time te palekundur per te sjelle ndryshim kaq shume te pritur ne mesin e shqiptareve, dhe si kuvendar qe jam, vota jeme eshte PRO ndryshimit ne RMV. Po ju informoj se edhe diaspora ndryshimin e pret me padurim”, ka shkruar Kolari, i cili është anëtar i Shoqatës Panshqiptare “Vatra”, por edhe kandidat i ASH-së për zgjedhjet e kaluara lokale në Dibër.(INA)