Ibrahim Tatlises ndahet nga gruaja 43 vjet më e re, mendon të martohet prapë (FOTO)

Artisti i famshëm dhe ikona e muzikës turke, Ibrahim Tatlises është ndarë nga bashkëshortja.

Në një një postim të fundit që ka shpërndarë në rrjete sociale, këngëtari i ka ‘tronditur’ fansat e tij, shkruan arbresh.info

“Jam divorcuar me gruan time. Po mendoj të gjej një shtëpi të bukur me kopsht dhe të martohem sërish”, u shpreh Tatlises.

Ylli i muzikës turke ishte në lidhje dashurie prej shumë vitesh me Gulçin Karakaya, e cila ishte 43 vjet më e re se ai.

Sipas të dhënave zyrtare, këngëtari 70-vjeçar ka qenë i martuar dy herë: Me Perihan Savas si dhe me Aysegul Yildiz. /arbresh.info/