Ibrahim Tatlises nuk dorëzohet, prap martohet, ja nusja e re! (FOTO)

0

Këngëtari gati 70 vjecar, baba i shtatë fëmijëve u martua për herë të tretë zyrtarisht. Këngëtari i njohur turk, Ibrahim Tatlises vitin e kaluar pas një pauze shtatë vjeçare u rikthye në skenë. Këtë largim nga muzika e bëri jo pa arsye, ai para shtatë viteve u plagos për arsye biznesore. Ani pse ai më nuk është aktiv në skenë, ai vazhdon të jetë njëri ndër krijuesit më të mëdhënj të hiteve në Turqi. Sa i përket jetës personale, gjatë karrierës së tij muzikore për Ibrahimin është përfolur shumë për lidhjet e tij të dashurisë si dhe tri martesat. Martesa e tij më e përfolur ishte ajo me aktoren turke, Aysegul Yildiz me të cilën këngëtari ka një vajzë. Dashurinë e tyre me martesë, çifti e kurorëzuan në vitin 2011, por kjo martesë mori fund në vitin 2013. Këngëtari është baba i shtatë fëmijëve, pesë vajzave dhe dy djemve.