shkruan: Selim Ibrahimi
E ndoqa online takimin e Frontit Evropian (FE) në Holiday Inn në Shkup, ku drejtuesit e Frontit folën për demokracinë, lirinë, ligjin dhe për më shumë të drejta.
Të dëgjosh akuzat e njerëzve që për 20 vjet nuk kanë bërë asgjë për të ndryshuar gjendjen në interes publik e etnik, por vetëm në llogari private, është hipokrizi e padefinuar.
Drejtuesit e VLEN-it për tre muaj qeverisje me VMRO-në ndoshta kanë mësuar se nuk është e lehtë të bashkëpunosh me ta, dhe duhet të vendosin një vijë të kuqe me Mickoskin dhe ministrat e tij. Pa vendosmëri e politika të qarta, qeverisja do të vështirësohet.
Në fund, për ASh-në pjesë e FE, është në interes të shmangin BDI-në, dhe politikën e tyre para zgjedhjeve lokale.
Selim Ibraimi.
(3.10.24)