Ibrahimi: E kemi për detyrë ta ndryshojmë preambulën e kushtetutës si dhe emërtimin pezhorativ “20 për qind” për gjuhën shqipe

Picture of INA
INA

25/02/2025

Zeqirija Ibrahimi, lider i Alternativës, ka folur për temat e fundit politike që janë duke u diskutuar në opinionin publik.

Ibrahimi ka theksuar se është detyrim që të ndryshohet preambula e kushtetutës me qëllim që të zhbllokohet rruga drejt BE-së. Me këtë rast, duhet ndryshuar edhe ëmërimi pezhorativ “20” për gjuhën
shqipe.

“Jam dakord se stema e shtetit nuk e pasqyron saktë identitetin e shtetit tonë të ri, por nëse jemi gati të flasim për këtë temë, kjo është edhe një mundësi e mirë për reforma reale dhe të nevojshme që do ta ritrajtësonin edhe të ardhmen e Maqedonisë së Veriut.

Ne e kemi për detyrë ta ndryshojmë edhe preambulën e kushtetutës për ta zhbllokuar kështu rrugën tonë të integrimit europian. Ky nuk është vetëm një hap politik, por edhe një lëvizje strategjike drejt stabilitetit dhe zhvillimit.

Po ashtu ne kemi nevojë për një tekst të ri të himnit shtetëror, që do të jetë gjithëpërfshirës, duke siguruar inkluzivitet për të gjithë qytetarët e vendit. Po aq e rëndësishme është edhe heqja e
emërtimit pezhorativ “20%” për gjuhën shqipe, sepse shqipja nuk është kategori statistikore, por është gjuha e një popullsie auktoktone dhe të konsiderueshme, andaj duhet të njihet në përputhje me rrethanat. Në këtë pako duhet ta definojmë edhe familjen si një bashkësi mes një burri dhe një gruaje, kjo në përputhje me vlerat tona tradicionale. Janë këto ndryshime që, përtej simbolikës, mundësojnë një kohezion më të madh shoqëror, që e garantojnë integrimin europian, që e avancojnë barazinë gjuhësore dhe mundësojnë një identitet nacional gjithëpërfshirës për të gjithë qytetarët”, deklaroi
Ibrahimi.

TË FUNDIT

Ndërroi jetë në moshë të re mërgimtari nga Mateçi në Austri

Ish-ministri Kreshnik Bekteshi merret në bisedë informative për tragjedinë në Koçan?!

Rikthimi i saj nuk i gëzoi të gjithë! Ja sa ndjekës humbi Egli në vetëm 12 orë!

Mickoski: Dyshohet se kompania ka pasur licencë të falsifikuar (video)

Mickoski bisedoi me Rute: NATO mund të aktivizoj sistemin e menaxhimit të fatkeqësive

Ambasadorja Aggeler: Po më thyhet zemra, kam ofruar ndihmë dhe të gjitha burimet e Ambasadës Amerikane

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË