Ibrahimi ‘godet’ Taravarin, akuza për me BDI-në

Picture of Ina Online
Ina Online

24/04/2025

Një nga krerët e VLEN-it, Zeqirja Ibrahimi përmes një porosie në rrjetet sociale ka reaguar ndaj ASH-së dhe kreut të saj, Arben Taravari.

Ja postimi i plotë:

“Mund të thuash “po shkojmë me lista të ndara, sepse kështu maksimalizohet vota”,

Mund të thuash se “do të shkojmë në zgjedhje vetë”,

Mund të thuash se “jemi të hapur për bashkëpunim edhe me VLEN-in edhe me partitë e tjera”,

Mund të thuash se “këtë e bëj për popullin dhe në emër të popullit”,

Mund të thuash se “me Ali Ahmetin kam biseduar në telefon vetëm 40 minuta për, fjala bie, Mesharin e Gjon Buzukut të MarLin Barletit”,

Mund të thuash se “më erdhi keq se Ali Ahmeti ishte i shqetësuar për tema si ‘Soravia’ dhe lista e zezë Nongrata’”,

Mund të thuash se “do të takohem me Ali Ahmetin për të biseduar se a ishin shqiptarët më të degraduar më 2012 kur gratë shqiptare tërhiqeshin zvarrë apo sot kur kufiri Kosovë-RMV është bërë i pavërejtshëm”,
Dhe, mund t’i thuash vetes se “njerëzit po më besojnë”,

Ama, në krejt këto fjali vetëm një lexim është i saktë – “e bëra këtë jo se nuk e desha e VLEN-in, porse këtë ma kërkoi Ali Ahmeti dhe BDI-ja”, ka shkruar Ibrahimi.(INA)

TË FUNDIT

Shkodra Elektronike shkëlqen në Eurovision, renditet e 8-ta, Austria fituese

Gjestit po i mungon Egli Tako

VIDEO/Gjesti akoma në lidhje me Eglin, me këtë këngë e përshëndet

31 të rinj nisin kursin e gjuhës shqipe në Sanxhak, Nuraj jep lajmin

Shkëndija, kampione për herë të pestë – Tetova në festë

Mexhiti: Angazhimi politik pa ideal është oportunizëm…

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË