Ibrahimi: Kush ishte ministri i drejtësisë që nënshkroi mbi 9 milionë euro për mbrojtjen e Tarçullovskit?!

0

Anëtari i Kryesisë së Partisë Alternativa, Zeqirija Ibrahimi ka komentuar tragjedinë në Luboten dhe nënshkrimin e marrëveshjes për t’i dhënë fund konfliktit të vitit 2001.

Ibrahimi ka shkruar se kur shprehim lavdinë dhe lutjet për viktimat e masakrës, duhet edhe të kërkohet llogari për pushtetarët që lëshuan para për mbrojtjen e personit të dënuar për vrasjen.

“Dje ishte përvjetori i masakrës së Lubotenit, ndërsa sot është përvjetori i Marrëveshjes së Ohrit.
Para 19 vjetëve Luboteni ishte zgjuar me 6 viktima, disa të plagosur dhe më shumë se 100 fshatarë të burgosur.
Duke u shprehur lavdi viktimave dhe duke u lutur për shpirtin e tyre, nuk guxojmë të mos e shtrojmë një pyetje: kush ishte ministri i Drejtësisë që nënshkroi mbi 9 milionë euro për mbrojtjen e Johan Tarçullovskit (kriminelit të luftës në masakrën e Lubotenit)? Të mos harrohet, sepse ata njerëz mendojnë se ne jemi sklerotikë!”, ka shkruar Ibrahimi. /SHENJA