Ibrahimi: Mbështes plotësisht bojkotin e marketeve me 31 janar

Picture of INA
INA

29/01/2025

Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi ka përkrahur në tërësi
bojkotin e marketeve të paralajmëruar për këtë të premte, me 31 janar të
vitit 2025.

Ibrahimi thekson se edhe si Alternativë edhe si qeveri VLEN janë të
përkushtuar në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve duke luftuar çdo
abuzim me çmimet.

“ Unë, si kryetar i Alternativës dhe pjesë e qeverisë në koalicionin
VLEN, mbështes plotësisht bojkotin e thirrur nga qytetarët. Bojkoti
është një e drejtë legjitime qytetare, dhe qytetarët kanë lirinë të
vendosin vetë se si dhe ku i shpenzojnë paratë e tyre.

Ne si qeveri VLEN do të angazhohemi në maksimum që të drejtat e
qytetarëve të jenë në rrafsh të parë, duke siguruar që ata të kenë
mundësinë të shprehin lirshëm pakënaqësitë e tyre dhe të bëjnë zgjedhje
të informuara si konsumatorë.

Përveç kësaj, do të shtojmë përpjekjet për kontrollin e tregjeve, duke u
siguruar që marketet të operojnë me çmime të arsyeshme dhe të mos
abuzojnë me pozitën e tyre në dëm të konsumatorëve. Transparenca dhe
drejtësia në ekonomi janë prioritete kyçe për ne, dhe do të ndërmarrim
hapa konkretë për të mbrojtur interesat e qytetarëve nga praktikat e
padrejta tregtare”, shkruan Ibrahimi.

TË FUNDIT

Alarm për bombë në shkollën “Jeronim De Rada” në fshatin Çerkez të Kumanovës

“Kaubojs rrugaç!”/ Andi Bushati “shpërthen” ndaj Grenell pasi sulmoi Albin Kurtin

G Bani dhe Gjesti thyejnë një nga rregullat bazë të BBVA, futen të dy bashkë në tualet – a pritet zarf i zi në shtëpi?

Deputetët gjermanë: Vuçiq duhet të dëgjojë protestuesit

Grenell i përgjigjet përsëri Kurtit për relacionet Kosovë – SHBA: Kurrë s’kanë qenë më poshtë

“Dënimet do të paguhen direkt nga llogaria”/ Ja si do të funksionojnë kamerat në Shkup

ME TE LEXUARA

1
Alarm për bombë në shkollën “Jeronim De Rada” në fshatin Çerkez të Kumanovës
1
"Kaubojs rrugaç!"/ Andi Bushati "shpërthen" ndaj Grenell pasi sulmoi Albin Kurtin
1
G Bani dhe Gjesti thyejnë një nga rregullat bazë të BBVA, futen të dy bashkë në tualet – a pritet zarf i zi në shtëpi?
1
Deputetët gjermanë: Vuçiq duhet të dëgjojë protestuesit
1
Grenell i përgjigjet përsëri Kurtit për relacionet Kosovë – SHBA: Kurrë s’kanë qenë më poshtë

LEXO MË SHUMË