Mendimi i Arbër Xhaferit për Ali Ahmetin

INA
INA

25 Maj, 2023

Shkruan: Orhan Ibrahimi

Ja mendimi dhe qendrimi i Arbën Xhaferit për Ali Ametin, si “lider politik i shqiptarëve”. Citate të nxjerruna nga libri: “Arbën Xhaferi rrëfen, Në Tetovë, në kërkim të kuptimit”

Gazetari :
“Keni thënë se Ali Ahmeti është aq dorëlirë ndaj kërkesave të mqedonasve dhe ndërkombëtarëve, ngaqë ai kështu sinon t’i bëjë ata të harrojnë se ka ardhur në pushtet me dhunë. Një akuzë e rëndë pa dyshim.”
Arbën Xhaveri :
“Ç’është e vërteta, ai, në mënyrë fantastike, hyri në këtë skemë. Filloi ta luaj rolin e një personaliteti të moderuar i cili kishte forcë t’i qetsojë shqiptarët, pra, vetvetn, duke thënë se duhet të jemi të gjithë pragmatik dhe të durueshëm. Ndoshta është teprim të krahasohet roli i tij me atë të “Vogja” (Prijësit) të shkrimtarit serb, Radoje Damanoviqit. Prijësi është i verbër, mirpo të gjithë e bindin se është prijës i pazevendsueshëm për të gjetur rrugën e shpëtimit. Ai e pranon këtë rol dhe fillon t’i prijë popullit. Duke shkuar pas tij të gjithë së bashku arrijnë deri te humnera. Populli fillon të reagojë, ta shajë dhe të kërcnohet. Ai me urtësi u thotë se është i verbër dhe se populli që e dinte këtë nuk do të duhej ta kishte ndjekur…
Ali Ahmeti me qetësi mund ta hapë dilemën kush dhe pse e ndoqi atë. Në mesin e fajtorëve që punuan në ndërtimin e monumentit për të, isha edhe unë.”

Arbën Xhaferi në një mënyrë, me këtë deklarim, ka kërkuar falje publike për pjesën e mëkatit që ka bërë në ndërtimin e monumentit të Aliut, si figura më e dëmshme për shqiptarët, në historinë e ditëve të sotit.
E pra, Ali Ahmeti jo që i afroi shqiptarët afër humnerës, por, ato që nga viti 2002, i ka hudhur në humnerë dhe gati se sa nuk ia ka fundosur edhe shpresën, aty, në humnerë.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

adnan-azizi

BDI-në do e çojnë shqiptarët në opozitë!

skender minxhozi

Diplomati i hidhur Escobar dhe “individi” Kurti

shkelzen halimi

Injorantëve u pëlqen vetja!

medai-shaholli

Zemërimi ‘dajës Sam’ me Albnin!

muhamer

Injorimi dhe përbuzja e gjuhës shqipe në Maqedoni

arsim-zekolli

Si po e përgatisin rrënimin e Albin Kurtit

armend asllani

Politika kriminale-ndëshkuese ndaj funksionerëve në Maqedoni

naser-pajaziti

ASH në opozitë reagonte ashpër, tani heshtë!

Xhevdet Pozhari

Lista Serbe dhe “mendjendriturit” që e sulmojnë Albinin

INFO

NA NDIQ