Në studion e Daily Click, kryetari i komunës së Haraçinës, Ridvan Ibrahimi tha se janë dhe do të vazhdojnë të mbeten në komunë që siç tha, pavarësisht se nuk është e lehtë të udhëheqësh me një komunë si ajo e Haraçinës kur dihet e kaluara e saj.
“Të udhëheqësh një komunë siç është ajo e Haraçinës, me një të kaluar siç e din edhe gjithë opinioni nuk është e lehtë por jemi aty dhe do mbesim për të mirën e qytetarëve, për të mirën e gjithë atyre banorëve. Lëvizjet, përkufizimet, sigurisht që nuk janë në nivelin e duhur por kemi mbështetjen e institucioneve përkatëse, kemi mbështetjen e qytetarëve”, tha Ibrahimi. (INA)