Kryetari i Alternativës dhe njëri nga liderët e VLEN-it, Zeqirija Ibrahimi, ka akuzuar BDI-në se për 22 vite nuk ka arritur ta miratojë Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat.
“Një punë që ata nuk arritën ta bëjnë për 22 vjet, VLEN-i po e bën për 1 vit – Ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat.
Është kjo një dispozitë e Marrëveshjes së Ohrit, që për shkak të mungesës së takatit dhe fokusit në projekte si Soravia e kazinotë, kishte mbetur e pazgjidhur dhe në mëshirë të aplikacioneve softuerike.
Nejse, tash e tutje përfaqësimi etnik në institucionet e shtetit nuk do të jetë as dëshirë e as mëshirë, por DETYRË.
Urime! Le ta gëzojmë!”, ka shkruar Ibrahimi.