Zeqiria Ibrahimi nga Alternativa tha për TV21 se nuk janë kundër që Aleanca për Shqiptarët të jetë pjesë e Qeverisë.
Sipas tij, nëse AA hyn në Qeveri, Alternativa nuk duhet të paguajë çmimin për shpëtimin e karrierës së Artan Grubit.
“Ne nuk kemi problem me Aleancën, është mirë që të hyjë Aleanca, por lind pyetja pse po zgjerohet tani kjo mazhorancë, cila është arsyeja që duhet të zgjerohet mazhoranca? Arsyeja e vetme është se BDI-së i mungojnë deputetët dhe kjo sepse për t’i shpëtuar karrierës politike të Artan Grubit, mazhoranca po rritet. Pse të marrim nga ana e Alternativës për të paguar çmimin e shpëtimit të karrierës së Artan Grubit”, tha Ibrahimi.(INA)