Ibrahimi: Si e ndihmuam LSDM për rrëzimin e qeverisë së kaluar të VMRO dhe BDI-së

0

I ftuar në emisionin debativ në Televizionin 24, Zeqirija Ibrahimi anëtar i Kryesisë Qendrore të Lëvizjes BESA ka theksuar se ata i kanë ndihmuar LSDM për të rrëzuar qeverisjen e kaluar. “Lëvizja BESA ishte ajo që së bashku me LSDM-në mori pjesë në të gjitha protestat për rrëzimin e Qeverisë VMRO-BDI dhe nga këtu bëhet e pakuptimte çdo lidhshmëri e Lëvizjes BESA me ndonjë skenar me VMRO-në”, theksoi Ibrahimi.
Ai duke folur për akuzat për skenar me VMRO-në gjate ngjarjeve të 27 prillit tha se gjithçka rreth kësaj vjen nga strukturat e korruptuara të BDI-së dhe se nuk është aspak e vërtetë. Ai ka folur edhe për përfshirjen e BESËS në Qeveri, por duke theksuar se ka bisedime. (INA)