Ibrahimi: Thirrja për bojkot nga BDI është frikë nga humbja

Picture of INA
INA

14/03/2025

Lideri i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi në një video deklaratë ka komentuar thirrjet për bojkotimin e zgjedhjeve lokale nga ana e BDI-së. Midis tjerash, Ibrahimi thekson se është në dobi të demokracisë që në BDI të ndodh reformimi sa më i shpejtë. Nëse BDI dëshiron të mbijetojë, thekson Ibrahimi, Ahmeti duhet të largohet dhe t`i hapë rrugë një partie të reformuar.

“Deklaratat e kreut të BDI-së se nuk do të marrë pjesë në zgjedhje lokale kanë të bëjnë vetëm me faktin se ai e di që për herë të parë nuk do të mund t’i manipulojë zgjedhjet. Nuk mund të blejë më vota dhe nuk mund t’i kërcënojë më qytetarët. Ndërsa pa këto mjete ai nuk dëshiron të hyjë fare në garë zgjedhore, sepse e di që ashtu e pret humbja.

Në fakt, një BDI e re, pa njollat e së kaluarës, është e mirëpritur në këtë garë zgjedhore. Sa më shpejt të ndodhë ky reformim, aq më mirë për demokracinë dhe për shqiptarët, por edhe për vetë BDI-në. Nuk ka demokraci të vërtetë pa garë të ndershme dhe nuk ka garë të ndershme me Ali Ahmetin në krye të BDI-së.

BDI-ja e deritanishme, e korruptuar dhe e lidhur me të kaluarën e errët, është e paqëndrueshme. E ardhmja e saj nuk mund të mbetet peng i një njeriu të vetëm. Nëse BDI dëshiron të mbijetojë, Ahmeti duhet të largohet dhe t’i hapë rrugë një partie të reformuar, që e respekton procesin demokratik dhe garon me besueshmëri”, deklaroi Ibrahimi.

TË FUNDIT

Mustafa Imeri, drejtor i Filharmonisë së Maqedonisë së Veriut

Arrestohet gruaja dhe vajza e pronarit të diskotekës “Puls” në Koçan

Publikohet video, ja çfarë ndodhi mes Eglit dhe Gjestit kur ikën dritat në suitë

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut përfitojnë fondet e para nga Plani i Rritjes i BE-së

Gjesti-Eglit: Simptomat e tua më futën në depresion

Dodik largohet nga Bosnje dhe Hercegovina, policia kufitare po heton sesi u largua

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË