Ibrahimi u zgjodh kryetar i Alternativës: Do jemi parti me fokus arsimin dhe ekonominë

Picture of Ina Online
Ina Online

06/07/2024

Alternativa në Kongresin e Jashtëzakonshëm sot në Kumanovë zgjodhi për kryetar Zeqirija Ibrahimin.

Pas kësaj Zeqirija Ibrahimi i cili vjen në vend të Afrim Gashit iu drejtua kongresit.

Duke i falënderuar delegatët për mbështetjen, ai tha se: “Nëse vitet e ’91-2001 kishim luftë për barazi, nëse në vitet 2002-2008 kishim luftë për dinjitet institucional, nëse pas vitit 2011-të degraduam në korrupsion, varfëri, shpërngulje masive, në arsim të rrënuar dhe në jetë sociale kurrfare, në vitin 2024 ne po hapim një kapitull të ri të historisë sonë kombëtare. Tashmë patriotizëm nuk është llafologjia, por ekonomia. Tashmë patriotizëm nuk janë ceremonitë e diplomimit, por janë listat e testimeve PISA dhe listat e rangimit të universiteteve.”

Ai më tej shtoi: “Dikujt mund t’i duket utopike, por detyra ime – konform programit të Alternativës – është që ta ndihmojmë biznesin shqiptar, shqiptarët t’i bëjmë sa më të pasur, sepse ashtu imponohet cilësi e përgjithshme e jetës. Një shoqëri me bollëk ekonomik imponon edhe arsim cilësor, edhe shëndetësi cilësore, edhe jetë sportive të pasur, edhe kulturë të begatshme. Andaj, nëse duhet ta cilësojmë se çfarë do të jetë Altrnativa në vitet që vijnë, ajo do të jetë parti e arsimit dhe ekonomisë.”

“Më në fund duhet ta kuptojmë se nuk bëhemi komb pa arsim dhe pa ekonomi. Zaten, kombi politik ndërtohet me kapital dhe me arsim, siç edhe shkatërrohet me varfëri dhe injorancë.”, përfundoi kryetari i posazgjedhur Ibrahimi.

Në Kongresi partiak vijuan edhe përshëndetjet e delegacioneve partive politike, me ç’rast përshëndetën Bilall Kasami nga Lëvizja Besa, Izet Mexhiti nga Lëvizja Demokratike, Arben Taravari nga Aleanca për Shqiptarët, Sekretari i Përgjithshëm i VMRO-së, Gjorgjija Sajkoski si dhe Nënkryetari i ZNAM, Pavle Arsovski.

Lajmin për zgjedhjen e Ibrahimit e ka bërë të ditur edhe Afrim Gashi, që tani mban postin e kryetarit të Kuvendit të RMV-së.

“Delegatët e Alternativës vendosën që profesor Zeqirija Ibrahimi të bëhet kryetar i ardhshëm i saj. Jam i lumtur me këtë përzgjedhje. Urime mik zgjedhja juaj në krye të partisë. Së bashku vazhdojmë ta bëjmë ndryshimin”, ka shkruar Gashi.

TË FUNDIT

Mexhiti ironizon opozitën shqiptare: Nëse arritjet zhbëhen kaq lehtë, atëherë çfarë kanë bërë për 20 vjet?

Vajc: Në rrugën evropiane, Maqedonia ka pengesa me historinë nga shekulli i kaluar

Sërish lavdërohet Trump: Ndaluam luftën e Serbisë ndaj Kosovës tri javë më parë

Fetai: Na torturuan për lista të veçanta tani shkrihen në BDI me lista të përbashkëta

Bekim Qoku: Prania e shtetit shqiptar në Strugë forcon faktorin shqiptar në rajon

Tragjike në Shqipëri! Kapiteni hero i anijes shpëton dy turistë, por mbytet vetë

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË