Ibrahimi: Uashingtoni i kanë mbetur pak lojtarë të besueshëm ne Ballkan

1.A është Dritan Abazoviq lojtari amerikan apo jo?! Gjithçka duhet parë nga veprimi i tij me Serbinë dhe marrëdhëniet e tij me kishën.
Në Maqedoninë Veriore amerikanët nuk kanë një figurë të fortë. Pas Zaevit, Uashingtoni nuk ka lojtarë të mirë.
2.Lideri i ish guerilës Ali Ahmeti ( BDI), kohët e fundit është përpjekur përmes pranisë në “Ballkanin e Hapur” të arrijë disa nivele rajonale. Por realisht nuk nuk i posedon të gjitha aftësitë për të kuptuar lëvizjet globale. Lufta në Ukrainë dhe impakti rajonal, nuk janë ngjarje të mjaftueshme për një lider të cilësohet vizionarë apo parashikues. Lufta ndonjëherë mund ta çojë liderin në drejtim të gabuar se si e parashikon të ardhmen. Lideri duhet të kuptojë shkaqet e luftës dhe se si negociatat do të përcaktojnë paqen.
3.Aktualisht jo shumë lojtarë të qëndrueshëm dhe të besueshëm mbeten për Uashingtonin në Ballkan. Kontaktet e hershme të Rusisë nga koha e Gruevskit e kanë ndikimin e tyre.

*Selim Ibrahimi eshte analiste dhe njohes i mire i politikes se Jashtme nderkombetare