Ibrahimovic merr vendim për të ardhmen e tij

Si duket ylli suedez nuk do të largohet nga “San Siro” gjatë kësaj vere.

Zlatan Ibrahimovic ka vendosur të vazhdojë kontratën me Milanin. Zlatan do të vazhdojë edhe për një sezon, me marrëveshje deri në qershor të vitit 2023.

Ibrahimovic ka pësuar lëndim në gju dhe rikuperimi i tij do të zgjasë gjashtë deri në shtatë muaj, por ai do të pranojë pagë më të ulët dhe do të vazhdojë qëndrimin në “San Siro”.

Sezonin që lamë pas, Zlatan Ibrahimovic arriti të bëjë 27 paraqitje në të gjitha garat për Milanin, duke regjistruar tetë gola dhe tre asistime mbi emrin e tij.