Icardi kërcënon Interin

0

Situata ndërmjet Mauro Icardi dhe skuadrës së Inter po shkon gjithnjë duke u përkeqësuar.Gjatë së shtunës, Inter kanë njoftuar se Icardi nuk do të jetë pjesë e turneut parasezonal të skuadrës, me lojtarin që u largua nga kampi stërvitor.

Raportimet e fundit nga Italia bëjnë të ditur se argjentinasi ka kërcënuar skuadrën e Inter, duke iu kujtuar se ka edhe dy vite kontratë.

“Do të rri këtu për dy vite, të marr pagën time, dhe të mos lëviz” thuhet të ketë thënë lojtari, sipas ‘La Repubblica’ transmeton lajmi.net.

Skuadra e Inter në anën tjetër po tenton të finalizojë marrëveshjen me Romelu Lukaku të Manchester United, apo Edin Dzeko si alternativë.