Idiokraci!

Kimete Berisha

1. Ramush Haradinaj nuk merr pjesë në zgjedhjen e Presidentes, njësoj si Lista Serbe.

Arsyet mund t’i ketë të ndryshme me Serbinë, por dëmi ndaj Kosovës është i njejtë.

Paradoksale që këta njerëz të çuditshëm që thonë se kanë luftuar për Kosovën, në fund të bëhen bashkë me Listën Serbe kundër shtetit të Kosovës.

Ramush Haradinaj nuk fiton asgjë që nuk e voton Presidenten, përkundrazi humb!

Është kaq i motivuar kundër Vjosa Osmanit, sa është gjendje të vet-shkatërrohet veç për ‘inat’ të saj!
Që i bie se më shumë e urren Vjosën sesa që e do veten. Crazy a!

Në momentin që njeriu vepron kundër vetes për inat të tjetrit, nuk është më normal.
Kështu ka filluar të duket Ramush Haradinaj, në sfera tjera, ‘jonormal’.

2. Albena Reshtaj e ka bërë një gjest të bukur dhe të guximshëm, duke marrë pjesë në votimin e Presidentes, por ajo duhet të shkoj deri në fund.

Rekomandohet t’i shmanget Times për nja tri ditë.

3. Avdullah Hoti dukej si Hose Andresi kur ka pas rënë në depresion klinik shkaku se e ka pas braktisur Marisolli.

Vuante për Isën, protestonte për Isën, urrente për Isën, sabotonte për Isën, nervozohej për Isën, i cili e ka kontraktuar të vuaj në vend të tij!

Nuk e di çka sheh të mirë te Isa Mustafa, që i rri besnik edhe ‘në të keqen’.

As nuk guxon të relaksohet dhe nuk merr zemër të shikoj anash në Kuvend, se tutet mos shikimi i lirë interpretohet si tradhti ndaj Isës.

Assesi nuk e kupton se Isa Mustafa nuk e ka dashur, por e ka shfrytëzuar për interes, si shërbëtor të tij.

Është kaq i magjepsur dhe i çmendur sa që ka harruar se kur është bërë Kryeministër ia ka vjedhur vendin Vjosa Osmanit!
Edhe e ka vjedhur Vjosa Osmanin, edhe idhnohet prej viktimës së tij!

Avdullah Hoti është rrezikshëm, sepse është irracional. E sheh veten me sytë e Isës.

Se sikur Isa Mustafa t’ia donte të mirën, sot Avdullah Hoti do të ishte vetvetja e jo që jeton në një realitet imagjinar, nën hijen e një njeriu të dështuar dhe të urryer!

4. Edhe Behgjet Pacolli u tregua zemërgjërë.
Anipse kishte arsye të madhe t’ia kthej me të keqe Vjosa Osmanit, nuk e bëri, e fali.
Kështu veprojnë njerëzit e mençur.

P.S. Lumir Abdixhiku dhe Kujtim Shala m’u dukën si faqet e një libri të urtë, kur i shfleton era e lehtë. Komplimente!