Idrizovë, protestë kundër hapjes së paraleles shqipe/ Shaqiri: Nëse nuk gjendet zgjidhje do t’i merren ingerencat Gazi Babës

Picture of Ina Online
Ina Online

25/09/2023

Prindër të nxënësve të komunitetit maqedonas protestuan kundër hapjes së paraleles shqipe në sh.f. “Njegosh” të Idrizovës. Këtë video na dërgoi një prind i cili tha se i ka xhiruar fshehurazi.

Rizvan Seferi, njëri prej prindërve shprehet se asgjë nuk kërkojnë më tepër sesa ajo që u takon me ligj, përcjell TV21.

“Unë u ndala dhe e pyeta këshilltarin e Komunës së Gazi Babës i cili quhet Filip. Më tha, çfarë kërkon ti këtu?! A ke ardhur për të provokuar?! Unë e pyeta për çfarë keni dalë? Tha kemi dalë kundër paraleles të gjuhës shqipe, ju, tha, e keni transportin dhe ju mos u përzieni në këtë shkollë, vazhdoni me transportin, komuna ua paguan transportin dhe vazhdoni.”-thotë Rizvan Seferi, Prind.

E këshilli i prindërve të nxënësve shqiptar sot u takuan me ministrin e arsimit Jetn Shaqiri. Ai i ka informuar se Inspektorati arsimor është duke bërë raport për të parë nëse shkolla ka kushte për të hapur paralelen në gjuhën shqipe. E nëse nuk gjendet zgjidhje Shaqiri u shpreh se kryetarit të Komunës do t’i merren kompetencat.

“Kryetari i komunës aktuale e ka dorëzuar një shkresë deri te MASH, deri tek Ministria e Transportit për të gjetur lokacionin për të marrë gjithë dokumentet dhe për të filluar ndërtimin e një shkolle të re. Do të shohim të gjitha mundësitë ligjore jo vetëm për shkollën e Njegoshit, për të gjithë shkollat tjera në komunë, sepse për mua sistemi duhet të jetë i barabartë, nuk duhet të diferfencohet një shkollë nga shkollat tjera, nëqoftëse vendosim për t’i marrë kompetencat do t’i marrim të gjitha brenda sistemit arsimor nëse nuk e realizojnë atë të cilën e kanë obligim ligjor dhe kushtetues.”- deklaroi Jeton Shaqiri, Ministër i Arsimit dhe Shkencës.

Nxënësit shqiptar tashmë disa vite kërkojnë hapjen e paraleles shqipe në këtë shkollë, ose ndërtimin e një shkolle në fshatin e tyre, por deri tani shteti asgjë nuk ka bërë në këtë drejtim. /TV21

TË FUNDIT

Arben Fetai reagon pas vendimit të deputetes Mimoza Musa për të qëndruar në VLEN

Aksident i rëndë në Shkup, humbin jetën dy persona

Taravari: Në vitin 2024 thamë që do e sjellim ndryshimin, por tash nuk mund të themi me krenari që kemi sjellur ndryshim

Taravari: Populli zgjedh Aleancën për Shqiptarët! Shihemi në Tetor!

Shkyçja e numrit në rritje të qytetarëve nga ngrohja qendrore, do të ketë pasoja

“Higjiena Komunale”: Komuna e Çairit na ka borxh 7 milionë denarë

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË