Iftari tek Kurti, ja çfarë thotë Taravari?

Picture of Ina Online
Ina Online

28/03/2025

Arben Taravari konfirmoi se liderët e VLEN-it sonte do të jenë për iftar te kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, shkruan TV21.

Mes tjerash Taravari tha se pritet të diskutohet edhe për tema politike. Por, mohon se në takim do të flitet për atë se kush do të jetë lider i koalicionit VLEN.

“Sonte të gjithëve na ka thirrur z. Albin Kurti, kryeministri i Kosovës për një iftar. Mes tjerash mendoj se do të bisedojmë edhe tema politike, por as që është diskutuar se kush është lider i VLEN-it. Nëse ju ofrohet një gjë e tillë a do ta pranoni? As që e kam menduar, as që e kam llogaritur, as që më intereson kjo punë”, deklaroi Taravari.

Edhe pse kreu i Lëvizjes Besa, pjesë e VLEN, Bilall Kasami dje tha se nuk mund që në zgjedhje lokale të ketë kandidatë veçmas dhe listat për këshilltarë veçmas, Taravari thotë se vazhdojnë negociatat brenda koalicionit për mënyrën e paraqitjes në zgjedhje.

“Jemi duke negociuar. Jemi në atmosferë të relaksuar brenda koalicionit, kështu që besoj dhe shpresoj që do të gjejmë gjuhë të përbashkët dhe do t’i zgjidhim të gjitha paqartësitë mes nesh”, shtoi Taravari.

Ndryshe, siç raportoi dje TV21 nga burime të tij, në iftarin te Kurti përpos Taravarit, pritet të marrin pjesë Izet Mexhiti, Bilall Kasami, Zeqirija Ibrahimi dhe Bekim Qoku, por edhe Fatmir Limani. Ende nuk dihet nëse këtu do të jetë edhe kreu i Kuvendit, Afrim Gashi.

Në takim, siç përcjellin burimet, ka gjasa që të bisedohet për përforcimin e bashkëpunimit midis liderëve të VLEN-it, respektivisht krijimin e VLEN 2.0, më të bashkuar, por sipas të njëjtave burime, me Taravarin si kryetar.

TË FUNDIT

Mexhiti: Taravari s’ka vend në Qeveri nëse bashkëpunon me BDI-në

Sela në Click Plus foli për ASH-në dhe Taravarin, çfarë tha…?

Ishte misterioz deri më tani, Danja Koka shfaqet me të dashurin në festën pas Big Brother

Reagon Gjesti për herë të parë pas fitores së BBVA

Jahoski, pronari i “Pucko Petrol” ofron 2 milionë euro garanci për të dalë nga paraburgimi

Shtyhet sërish seanca konstituive, ky ishte propozimi i Glauk Konjufcës

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË