IGFM: Maqedonia e Veriut vazhdon të përballet me kriza ndër-etnike dhe institucionale, nevojitet ndërhyrje urgjente

Picture of Ina Online
Ina Online

05/12/2024

Idriz Sinani, kryetar i organizatës për të drejtat e njeriut IGFM – Sekcioni i Maqedonisë së Veriut ka raportuar për gjendjen aktuale në vend, duke theksuar se vendi vazhdon të përballet me një sërë krizash të ndërlikuara, përfshirë ato ndër-etnike, institucionale, ndër-shtetërore, ekonomike, kulturore, identitare dhe religjioze.

Sipas Sinanit, një nga problemet më të mprehta mbetet bashkëjetesa ndër-etnike, e cila nuk ka funksionuar që nga krijimi i shtetit.

Ai theksoi se sllavomaqedonasit kanë ndjekur një qasje për të ndërtuar një shtet ekskluzivisht për vete, duke i trajtuar shqiptarët si qytetarë të dorës së dytë në trojet e tyre etnike. Kjo mendësi ka çuar në një situatë ku Maqedonia mbetet një shtet jofunksional në aspektin multietnik.

Sinani ka akuzuar siç theksoi se “elitat politike të formuara sipas modelit të Beogradit dhe qarqet sllave në politikë dhe qeverisje për përkeqësimin e marrëdhënieve ndëretnike. Ai gjithashtu ka theksuar se strukturat politike dhe qeverisëse që i shërbejnë interesave serbe dhe ruse pengojnë avancimin e çështjes shqiptare.”

Një rast i fundit që ka përkeqësuar tensionet etnike është djegia e flamujve shqiptarë, një akt që Sinani e cilëson si barbar dhe shenjë të nacionalizmit anakronik. Ai paralajmëron se incidente të tilla thellojnë ndasitë dhe përbëjnë një kërcënim të madh për stabilitetin e vendit.

Sinani ka ngritur shqetësimin se nëse marrëdhëniet ndëretnike nuk adresohen me urgjencë, vendi rrezikon të përballet me një përsëritje të konflikteve si ai i vitit 2001. Ai thekson se pa ndryshime kushtetuese që njohin shqiptarët si popull shtetformues, nuk mund të ketë një bashkëjetesë funksionale.

Në përfundim, Sinani kërkon që situata në Maqedoni të diskutohet në një seancë të veçantë gjatë konferencës së Bonit, për të adresuar këto probleme serioze dhe për të shmangur një krizë të re.

TË FUNDIT

Norvegjia heq VAR-in? Shumica e klubeve mbështesin iniciativën

Napoli interesohet për Zhegrovën, nis kontaktet me Lille

Fetai: Anti-korrupsioni ka hapur lëndë për Skender Asanin! Të hetohen dyshimet për abuzime!

Eurokomesarja Kos: Shpresoj që Maqedonia e Veriut do ta ndërroj Kushtetutën

Resorti 1.4 miliardë euro në Sazan i dhëndrit të Donald Trump merr statusin e Investitorit Strategjik

Luizi këndo arabisht (video)

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË