IGFM mbajti konferencë ndërkombëtare për padrejtësitë ndaj shqiptarëve

INA
INA

22/10/2023

Me rastin e 17-vjetorit të themelimit, Forumi Ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut – Maqedoni e Veriut, të shtunën më 21 tetor 2023, në Kumanovë organizoi konferencën me temë: “Padrejtësitë ndërkombëtare në copëtimin e trojeve shqiptare”.

Në konferencë marrin pjesë aktivistë për të drejtat e njeriut nga vendi e bota, profesorë universitarë, ekspertë dhe qytetarë. Posaçërisht u diskutua për shkeljen e konventave ndërkombëtare për të drejtat elementare të njeriut në trojet shqiptare, me theks të veçantë padrejtësitë gjatë copëtimit trojeve dhe gjykimeve politike.

Konferencën e hapi Idriz Sinani, koordinator i IGFM-së për Ballkan dhe kryetar për Maqedoninë e Veriut, i cili theksoi padrejtësitë historike që iu bënë shqiptarëve nëpër konferenca ndërkombëtare, pasojat e të cilave po i vuajmë edhe sot e kësaj dite. Ai përmendi kontributin e njërit nga doajenët e këtij forumi në nivel global, z. Karl Hafen, një mik i madh i kombit shqiptar, angazhimi i të cilit ka qenë i jashtëzakonshëm në të gjitha proceset që ka kaluar kjo shoqatë.

Më tej fjalën e mori z. Matthias Boehning nga Boni i Gjermanisë, sekretar i përgjithshëm i IGFM-së, organizatë e të drejtave të njeriut që u themelua në Frankfurt am Main në vitin 1972 dhe që mbështet njerëzit që punojnë në mënyrë jo të dhunshme për të realizuar të drejtat e njeriut në vendet e tyre ose që janë të persekutuar sepse kërkojnë të drejtat e tyre. Boehning përmendi luftërat e fundit që po zhvillohen aktualisht nëpër botë, sidomos në Ukrainë e Palestinë, dhe shqetësimet e mëdha për shkeljet flagrante të të drejtave themelore të njeriut.

Më tej, prof. Rexhep Abazi nga Medvegja, drejtues i seksionit të IGFM-së për Serbi, theksoi problemin e madh që kanë shqiptarët e Luginës së Preshevës me pasivizimin e adresave nga shteti serb dhe tendencat për shpërnguljen e shqiptarëve nga kjo trevë historike.

Prof. Ilir Lleshi nga Ulqini, drejtues i seksionit të IGFM-së për Malin e Zi, ngriti shqetësimin e investimit të madh që po aktualisht Serbia, në prag të censusit, për ndryshimin e hartës demografike të Malit të Zi, duke pompuar rritjen e elementit serb në këtë shtet demokratik dhe futjen nën ombrellën e kauzës serbe dhe ruse.
Dr. Shefki Kadri Selami, kryetar i Shoqatës “Pellazgët” – Tetovë, në pjesën e parë foli lidhur me kontekstin historik të ndarjes së tokave shqiptare, ndërsa në të dytin u përqendrua në rëndësinë e plisit, si pjesë e trashëgimisë kulturore shqiptare në zhdukje e sipër. Ai bëri thirrje që plisi të ruhet e të nderohet ndër shqiptarë sa më shumë dhe të patentohet në UNESCO si vlerë e jona, sa nuk na e kanë marrë të tjerët edhe këtë vlerë tonën autoktone.
Kryetarja e LQE, Gjyla Çeliku, e përshëndeti këtë konferencë duke nënvizuar nevojën e ndaljes së të gjitha llojeve të diskriminimit shtetëror ndaj shqiptarëve dhe të gjitha grupeve tjera etnike, fetare apo kulturore.
Këtë eveniment e përshëndeti edhe studiuesi dhe aktivisti Sazan Guri nga Shqipëria, përfaqësues i shoqatës “Rrënjët tona”, i cili theksoi rëndësinë që kanë vlerat tona të lashta autoktone pellazgo-ilire në formimin e koloritit të pasur etno-kulturor të shqiptarëve në shtratin evropian.
Fjalën e mori edhe dr. Rexhep Emurllai, profesor universitar, i cili paraqiti dromca të diskriminimit shtetëror maqedonas sidomos gjatë të kaluarës e deri në ditët e sotme.
Prof. Etem Xheladini nga Kumanova, anëtar nderi i IGFM-së Maqedoni, theksoi diskriminim historik të shqiptarëve në sferën e arsimit, posaçërisht në Kumanovë, me mbylljen e shkollave të mesme shqipe dhe përpjekjet e mëdha për rihapjen e tyre, më vonë edhe të fakultetit shqip.
Në fund nga të pranishmit u votua edhe një rezolutë e paraqitur nga Shoqata “Pellazgët” – Tetovë, e cila kërkon një sërë masash për evitimin e padrejtësive historike të shqiptarëve. Po ashtu organizatorët ndanë mirënjohje atyre që ndër vite kontribuuan për të drejtat dhe liritë e njeriut.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Prerja e druve drunj dru

Sejdiu: Po ndodh një ‘masakër’ ekologjike në territorin e komunës së Zhelinës (FOTO)

stefan bogoev

Bogoev: Jam i sigurt për një fitore të dyfishtë në zgjedhjet e Frontit Evropian

arben taravari ziadin sela

Arben Taravari: ASH e fortë dhe unike, ka vite që lexojmë lajme për përçarje

3fb9fdb9-5211-407a-a732-9132e4550a33-1392x815

Mexhiti, Kasami dhe Gashi takojnë Islam Aliajn, deputetin shqiptar në Zvicër

Ilire Dauti

Deputetja që zhvillon betejën për shqiptarët pa nënshtetësi

Boban Stefkovski Gazi Baba

LSDM: Kryetarët e VMRO-së marrin 1500 euro rrogë, ndërsa qytetarëve të Gazi Babës u kanë borxhe

moti dimer acar temperatura

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

bujar-osmani-kovacevski-ahmeti

Ky do të jetë kryeministri i parë shqiptar në Maqedoni ?! (FOTO)

tanja fajon

Fajon: Ndryshimet kushtetuese janë të nevojshme që vendi të ecë përpara

INFO

NA NDIQ