IGFM në mbrojtje të familjes së El Chekës

0

FORUMI NDERKOMBETAR PER TE DREJTAT DHE LIRITE E NJERIUT – IGFM – Maqedoni e Veriut.
Shkup 11-07-2019

R E A G I M

KUNDER PRESIONEVE POLICORE QE I BEHET FAMILJES SE PAFAJSHME TE EL- CHEKES-KERCOVE

Forumi do i mbroje njerzit e pa fajshem te El Chekes qe gjenden ne Kercove dhe per kete presion si ne komunizem do te njoftohet dhe qendra e IGFM ne Bon te Gjermanise, Komiteti i Helsinkut, OSBE. Nderkombetaret, Ambasada Amerikane etj; si dhe do i dergojme nje leter te hapur kryeministrit Zoran Zaev qe erdhi ne qeveri nepermjet bombave kunder qeverise VMRO-BDI, dhe qeverise se Shqiperise qe ti mbroje shqiptaret jashte kufijve sipas nenit 7 te kushtetus se R. Shqiperise.
Komisioni i Venecias, ne menyre decizive rekomandon se duhet te publikohet cdo dukument ose incizim qe paraqet interes publik dhe te tregohet e verteta nese shkelen te drejtat e njeriut dhe kushtetuta e vendit. Ky ligj i cili denon publikimet e bisedave te pergjuara te perfaqesusve politike shqiptare pjestare te krimeve te qeverise VMRO-BDI eshte i njejte si ligji i agjitacion propagandes se kohes se komunizmit, ndaj ky ligj duhet te hiqet sa me pare.

Blerim Ahmedi, vëllai i Sheqerim Ahmedit (EL CHEKES) thotë se policia e Kërçovës dje ka shqetësuar dhe maltrajtuar familjarët e tij në fshatin Tuhin, por edhe në fshatin Mafmude të Kërçovës.
“Policia ka dërguar ftesa për bisedë informative te familjarët e mi, kushërinjtë, si dhe te familja e motrës sime që është e martuar në fshatin Mamudi” thote Blerimi. Sjellja e policëve ka qenë arrogante dhe i kanë frikësuar fëmijët. Shkak për dërgimin e ftesave supozon që është fakti se familjarët po shpërndajnë në rrjetet sociale “bombat” që po i publikon El Cheka nga Amerika.

Fëmijët e motrës janë traumatizuar nga sjellja e policisë, kanë filluar të qajnë. “Ky presion është i ngjashëm me atë në kohën e komunizmit”, thote Blerim Ahmedi.

Blerimi vlerëson se qëllimi është të ushtrohet presion politik në prag të protestave të ardhshme ne 26 korrik 2019 ne Shkup per hetim nderkombetare per rastet e montuara dhe lirimin e te pafajshmeve dhe per NDRYSHIMIN E SISTEMIT QEVERISES NGA UNITAR NE FEDERAL OSE KOFEDERAL.
Ky është presion politik qe vjen prej BDI-së. E gjithe kjo situate tregon se kriminelet janë të frikësuar nga protestat që do t’i organizojmë në Shkup dhe ky është qëllimi i presionit, por e kanë gabim sepse me kete metode komuniste vetem po rrisin perkrajen nga populli dhe me këtë vetëm shtohet revolta kundër BDI-së dhe rritet përkrahja për protestat.
Për shkak të presioneve të shumta, ai thotë se janë detyruar përkohësisht t’i largojnë familjarët nga vendlindja.
Se shpejti nga IGFM -dega Maqedoni nje delegacion do shkoje te vizitoje Gjyshen dhe dajën e El Çeka nga fshati Tuhin dhe motrën e El Çeka Afërdita Ahmedi Sadiku ne fshatin Mahmude te Kercoves per tu informuar nga afer per presionet qe i behen padrejtesisht nga policia dhe per ti dhene mbeshtetjen kesaj familje dhe protestave qe organizohen ne Maqedonine e Veriut .

Kryetar i IGFM -Maqedoni e Veriut
Mr.Dr.Adil Mustafa
SHKUP 11 korik 2019