“Ik bashkë me kuajt e tu”- Bamir Topi mesazh publik Berishës

Picture of Ina Online
Ina Online

16/06/2025

Ish-Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka kritikuar ashpër kryedemokratin Sali Berisha dhe kupolën drejtuese të PD-së, pas humbjes së zgjedhjeve të 11 majit.

Në një intervistë për emisionin ‘Off the Record’ me gazetarin Andrea Danglli në A2 CNN, Topi tha se Berisha duhet të largohet sëbashku me eksponentë të tjerë të PD-së, që sipas tij, janë të stërkonsumuar.

Ai tha gjithashtu se nëse deputetët e PD-së në shtator do të kërkojnë falje për ndryshimet zgjedhore të vitit 2008, ai është gati t’i bashkohet Partisë Demokratike, sëbashku me shumë eksponentë të tjerë.

“Nuk e kundërshtoj unë këtë tezë, që arbitrimi është në favor të Ramës. Problemi është që ti futesh në lojë me këtë arbitër. Edhe kujt po ja kërkon këtë, ma kërkon mua që vetëm flas? Ti je në parlament, ti je në komisionin bipartizan për reformën zgjedhore.

Për arbitrin unë e kam të qartë situatën, por na thuaj ti sa minuta futesh për të luajtur në lojë? Sa? Të ka ardhur momenti, ke qenë lojtar, dil bëhu trajner tani. Duhet ndërruar ekipi, duhet ndërruar trajneri, duhet ndërruar filozofia. PD duhet të bëjë një ezaurim të plotë të forcës së djathtë politike, që mund të bëjë një ndryshim epokal. Pra kuajtë duhen ndërruar.

Pra merr krahasimin në çdo lloj fushe, ju e shihni, kur loja është e fortë, sot ndërrohen nga 5 lojtarë. Ne vazhdojmë të luajmë me njerëz të stër-konsumuar. Në Parlament në shtator kërkoni falje për kodin zgjedhor të 2008. Të jeni të sigurt që do iu bashkohen shumë zëra, përfshi edhe mua”, tha mes të tjerash Topi. (A2 Televizion)

TË FUNDIT

BDI: VLEN-i dhe bixhozi, premtuan mbyllje totale, sollën prani totale!

ASH: Nuk ndalohen as bastet pranë shkollave, FLEN flet pa e lexuar ligjin

Filipçe konfirmoi se ka vizë të artë për Dubai: Ja si e ka marrë

Pse Struga me ofertë dhe çmime më të lira se Ohri?

VLEN : Qeveria jonë për një ditë realizoi më shumë për shqiptarët sesa BDI gjatë një mandati të tërë

Netanyahu thotë se operacionet ushtarake ndaj Sirisë mund të zgjerohen

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË