Ikballe Berisha Huduti: Martesa me tre gra, një e drejtë. Vajza është gati nëse i kanë ardhur menstruacionet

ina-online
ina-online

22/01/2024

Rasti i mjekut kirurg Dervish Hasi ka tronditur mbarë opinionin publik. Gjykata e Tiranës vendosi ta linte në burg ditën e shtunë me akuzën “Trafikim të të miturve” dhe “Pornografi”.

42-vjeçari, që punonte si mjek në spitalin “Shefqet Ndroqi” dhe që ishte praktikant i fesë myslimane, shfrytëzonte seksualisht një 16-vjeçare prej dy vitesh, duke i premtuar se do të bëhej bashkëshortja e tij e katërt.

Për këtë është folur mëngjesin e sotëm në emisionin “7pa5” me dy psikologet, Ermela Shllaku dhe Ikballe Berisha Huduti.

Kjo e fundit si studiuese e fesë islame sqaroi edhe njëherë deklaratën e saj se femra është e gatshme të martohet kur i vijnë mestruacionet e para.

“Nga aspekti fetar, vajza në momentin kur i vjen cikli i parë është e rritur pjesërisht. Por jo mendërisht dhe nuk është e gatshme për martesë. Martesa nuk pranohet nëse nuk është me pëlqimin e prindit deri në moshën 18 vjeçare. Kurrësesi nuk i lejohet pa lejen e prindërve të marrë hapa të mëdha për martesë”, tha ajo.

Prokuroria ka kërkuar gjithashtu të merren masa edhe për prindërit e vajzës dhe 3 gratë e tjera të kirurgut. Por sipas Ikbales nuk është e drejtë të dënohen 3 gratë e tjera pasi shkel të drejtën e besimit fetar.

“Pornografia është e ndaluar rreptësisht në islam. Në këtë aspekt është e drejtë të dënohen. Por për shkak të martesës ligji nuk mund t’i akuzojë sepse shkel të drejtën e besimit fetar. Shkak mund të jetë edhe varfëria.

Duhet parë bagazhi i 3 zonjave të tjera. Unë edhe si nënë, edhe si gjyshe, edhe në islam, kjo është gabim dhe nuk është e lejueshme. Doktori nuk ka të drejtë t’i mbajë në një dhomë”, shprehet psikologia Ikballe Berisha.

Ajo bëri edhe një koment për reagimin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, i cili u distancua nga ngjarja përmes një deklarate.

“KMSH nuk e përfaqësojnë gjithë myslimanët. KMSH nuk ka qenë real në këtë çështje. Sepse ata janë hanefi. Një drejtim tjetër juridik”, thotë Ikballja.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

ushtria forcat e armatosura shqiperi

Shqipëria e 90-ta në botë për fuqinë ushtarake, vendi dytë në rajon

Baza ajrore Kucove

Baza e NATO-s në Kuçovë merr jehonë, Rama paralajmëron edhe bazën detare

thumbs_b_c_9349a89cefb82dd84330a3a5dea34148

Përurohet baza ajrore e NATO-s në Shqipëri

kucove baza ajrore

Në Kuçovë përurohet baza ajrore e NATO-s, Rama njofton se sot do ta bëjnë fluturimin e parë dronët Bayraktar

rama shkup

Rama nga Elbasani: Në zgjedhjet e 2025, fitore më e madhe

shpetim idrizi

Idrizi: Ka biznesmenë që mburren se fituan 300 mln euro në Shqipërinë e varfër

komuniteti mysliman në shqipëri

Sot zgjedhjet për kreun e Komunitetit Mysliman shqiptar, ja kush janë 3 kandidatët! (FOTO)

berisha rama meta

Sondazhi: Cili nga politikanët është më i ndershëm? Rama, Berisha, Basha apo Meta!

pasaporta shqiptare

Hiqen vizat mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit

INFO

NA NDIQ