Qeveria në mbledhjen e fundit ka emëruar drejtorin e ri të burgut të Idrizovës, Antonio Dimov nga PLD (Partia Liberale Demokrate).
Ndryshimi i funksionit udhëheqës të burgut të Idrizovës, është bërë pasi që drejtori i deritanishëm kuadër i Aleancës për Shqipëtarët Kerim Mamuti, ka dhënë dorëheqje pasi që partia u largua nga kolaicioni qeveritarë.
Dimov ka mbaruar fakultetin e ekonomisë, kurse deri më tani ka qenë sekretar gjeneral i Partisë Liberal – Demokrate. Sipas ndarjes së kulaçit qeveritar, partitë më të vogla të koalicionit qeverisës po marrin drejtimin e drejtorive që deri tani ka pasur ASH-ja.