Ikën Nikolla e vjen Zaevi, asnjë germë për shqiptarët…!?

0

Asnjë germë për padrejtësitë në shpërndarjen e buxhetit në zonat shqiptare të zhytura në skamje e mjerim. Asnjë fjalë për gjyqësorin e kalbur që pikërisht sot e vlerësoi pozitivisht dhe si të drejtë një film maqedonas, që fyen luftën e drejtë të shqiptarëve për liri, një gjyqësor që u hoqi të drejtën për kompensim të dëmit, shqiptarëve nga Sopoti të dënuar pafajsishtë, gjyqësorit që vazhdonë të dënojë krye kriminelët si Gruevski e Jankullovska me nga 2 tre vite burg.

Muhamer Pajaziti

Parlamenti Evropian sot doli me një raport mbi vendet aspirante për integrim në BE-së, përfshirë edhe Maqedoninë.

Edhe kësaj radhe sikur më parë, asnjë germë për shqiptarët, por vetëm vlerësime për gjoja suksesin e reformave të ndërmarra dhe inkurajim për ta çuar deri në fund marrëveshjen e Prespës.

Asnjë germë për padrejtësitë në shpërndarjen e buxhetit në zonat shqiptare të zhytura në skamje e mjerim. Asnjë fjalë për gjyqësorin e kalbur që pikërisht sot e vlerësoi pozitivisht dhe si të drejtë një film maqedonas, që fyen luftën e drejtë të shqiptarëve për liri, një gjyqësor që u hoqi të drejtën për kompensim të dëmit, shqiptarëve nga Sopoti të dënuar pafajsishtë, gjyqësorit që vazhdonë të dënojë krye kriminelët si Gruevski e Jankullovska me nga 2 tre vite burg.

Asnjë fjalë për administratëne pushtuar nga militantët e partive politike, në kohën të rinj shqiptarë të ditur dhe të shkolluar mirë, detyrohen të ikin për të punuar si gastrabajter në Gjermani.

Ikën Gruevski e vjen Zaevi, nesër do vij Sllobodani, e shqiptarët vazhdojnë të presin për një jetë me dinjitet, për të realizuar të drejtat e tyre personale, ekonomike, civile e politike, ata mashatrohen nga sllavomaqedonasit, për më keq mashtrohen edhe nga të përzgjedhurit e tyre.

Shqiptarët, përfshirë edhe intelektualët e analistët, akoma tremben ta flasin të vërtetën për realitetin shqiptarët në Maqedoni, durojnë me shpresën se do të hyjmë në NATO e BE. Por si duket nuk do ta bëjnë këtë udhëtim me bashkë qytetarët e tyre, të cilët kanë hypur në trenin që shkon për në Moskë.

Treni i shqiptarëve si duket ka ngecur diku, por do vijë… jemi mësuar të durojmë e presim, të prehemi të besë e të mashtrohemi, por luftën për liri kurr se kemi ndalur dhe nuk do ndalet, pavarësishtë tradhtive e mashtrimeve e qasjes së padrejtë të evropianëve, që ne i kemi vlerësuar gjithmonë më shumë.(ina-online.net)