Ikja e Aliut nga vetja

Arsim Zekolli

Ikja e Aliut nga vetja.

Jo me shum se nje ore pas “gjelberimit” te BDI’se, nje mik diplomat i huaj i vui kapak bisedes per “reformimin” e integristeve: “ujku qimen e ndrron, por …” ishte komenti i tij i vetem. Vertet, kapak.

Por megjithate, ca fjale per prapavije e ngjyrosjes reformiste te integristeve. Ne te cilin nuk ka edhe aq shum mjelmesa misterioze. Perkundrazi!

Nuk eshte mister qe ideatori I kesaj ngjyrosjeje eshte Artan Grubi. Motivi I tij nuk dallon shum, bile eshe identik me motivet e Imer Selmanit qe te lundron ne valen e “Obama” popularitetit, deri ne romifikim te naracionit kombetar. Iddentik me tentativat e Edi Rames per ikje na prejardhja kuqe permes ngjyrimit roze. Identik me tentativat e Zejd Rexhepit dhe Arben Taravarit per erdoganizim, sipas modelit paraprak per AKP-izim te politikes Shqiptare nga Izet Mexhiti, Mersel Bilalli. Kjo coincidence perpyhjes reth motiveve identike bazhet mbi nje dhe vetem nje arsye: vetedija e te apostrofuarve se nuk mund te garojne bindshem nen ngjyrat kuq-e-zi dhe prandaj mundohen te bejne inzhenjeringun mental te shpikjes se ndonje ngjyre dhe fryme tjeter per te depertuar perbrenda korpusit Shqiptar. Artan Grubi eshte vetem I radhes – por jo edhe I fundit – qe provon te imponon “kuazi modernizem” per te tejkaluar stigmen e trashe, te thelle, te paperballueshme qe egziton tek Shqiptaret per emrin dhe mbiemrin e tij. Apsirata qe me hedhje ngjyre te gjelbert te rikomponohet ne “Te Gjelberit Gjerman” me shprese te perkrahjes (fal ngritjes se tyre momentale) eshte emblematike per te, simbolike per BDI dhe qesharake per Shqiptaret.

BDI ka kohe qe eshte ne ikje nga vetja. Artan Grubi eshte vetem se manifestim i jashtem i tensioneve te Ali Ahmetit ne ikje nga bekgraundi personal. Vet promovimi i Grubit eshte demonstrim I nervozes intime te z. Ahmeti per “hyp se u rrenova, zhdryp se u rrenova” pozites ne te cilen gjindet fal proceseve gjyqesore. Ne fakt, te moshuarit do kujtohen, Ali Ahmeti tani i ngjane Kiro Gligorovit ne vitin 1995 kur me deshire per te ofruar te rinjte bente postere absurde, qesharake – I veshur ne tesha rinore, me nje pullover mbi krah, ne nje gunj para nje vajze dhe nje djaloshi ne park. Ne vend se te inspiron te rinjte, Gligorovi u be objekt batutash per “voajerizm deri perversion”.

Shpresa e Aiut se me “gjeberimin” do reprizon episodin #Pse jo! u shua ca minuta pas publikimit te “sihariqit”. Prezantimi I idese Kryeminister Shqiptare kishte sukses pasi qe ishte risi, ishte provokim, ishte xixe flake, ishte frymezim qe krijonte tensione, debate, iniconte polemika, vizuelizonte ndryshime, prekte ne ceshtje personale, kombetare e deri qytetare. Per dallim nga “Jeshil, Jeshil” festivali I cili vetem inspiron humor, perbuzje dhe satire. Bindja e Aliut se “me mire te te folin se te te heshtin” eshte e sakte, por me nje nuance te vogel kyqe. Nje eshte kur te folin nga mllefi dhe inati si Ali Baba i 40 Komandantave, teresisht tjeter kur te folin, percjellin dhe shikojne si Köksal Baba i Shemes.