Iku nga burgu, erdhi në Shkup dhe vodhi kasafortë brenda një hoteli! Prokuroria kërkon paraburgim për kriminelin

INA
INA

11 Korrik, 2023

Prokuroria kërkon paraburgim për një person i cili pasi kishte arritur të arratiset nga Burgu i Prilepit, kishte realizuar një vjedhje në një hotel në Shkup, përcjell TV21. Nga Prokuroria thonë se i njëjti ka vjedhur një kasafortë ku kishte para, çelësa dhe pasaporta.

“I dyshuari edhe më herët ka qenë i dënuar disa herë për krime të ngjashme dhe të tjera ndërsa ishte duke vuajtur dënimin me burg në Burgun e Prilepit, por më 5 korrik është arratisur dhe për të është lëshuar fletarrest. Ai ka shfrytëzuar periudhën derisa ka qenë i lirë për të kryer një vepër të re, kështu që më 8 korrik, në orët e mbrëmjes ka hyrë në ambientet e zyrës së një hoteli në Shkup dhe ka marrë sende të personave të tjerë me qëllim për t’i përvetësuar. Nga hoteli ai ka arritur të vjedhë një kasafortë metalike të mbyllur me kod, e cila përmbante para të gatshme në shumën prej rreth 1400 euro, si dhe çelësat e hotelit, disa karta SIM dhe pesë dokumente udhëtimi të mysafirëve që ndodheshin në hotel. Vlera e përgjithshme e sendeve të sekuestruara llogaritet në rreth 100.000 denarë. Më pas ai është larguar nga vendi i ngjarjes, por është kthyer të nesërmen dhe kur është afruar në parkingun zyrtar, i janë afruar pjesëtarët e sigurimit të hotelit. I dyshuari i ka spërkatur me sprej vetëmbrojtjeje në sy dhe menjëherë ka nisur të ikë duke u futur në një taksi. Vetura është raportuar dhe ndaluar nga zyrtarë policorë, pranë Fakultetit të Ndërtimtarisë në Shkup, pas çka i akuzuari është privuar nga liria”, thonë mes tjerash nga Prokuroria./tv21.tv

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Vucic- Svecla

Vuçiq i përgjigjet Sveçlës: Do ta shohim kush kë do ta arrestojë, qesh mirë kush qesh i fundit

festime-flamuri-kosoves

Presioni i ndërkombëtarëve për themelimin e Asociacionit/ Analistët thonë se insistimi do të vazhdojë deri në themelimin e tij

Ministria-e-Drejtesise_1-780x470-1

Ministria e Drejtësisë: Pa Ligj për konfiskim të pasurisë në procedurë civile, nuk mund të kemi luftë kundër korrupsionit dhe krimit

escobar-eskobar

Eskobar: I jemi mirënjohës Maqedonisë së Veriut për lidershipin rajonal dhe pro-evropian

arber ademi

Ademi: Lloga ka mbështetjen e BDI-së

ajri-i-ndotur

“Guardian”: Maqedonia dhe Serbia kanë ajrin më të ndotur në Evropë

716F1539-899D-41AB-90AC-C62E741F7F4F

Të kapur fort dorë për dore, Osmani takon Biden në SHBA

720632AE-5507-47CA-B690-47C76770F387

Besimi takoi ambasadoren amerikane: Maqedonia e Veriut të vazhdojë rrugën e anëtarësimit të plotë në BE

F6838740-86EE-42DE-9172-1B5332D977E2

Kroacia zbulon pesticid helmues në specat e importuar nga Maqedonia

INFO

NA NDIQ