Iku Nikolla po ik edhe Zaevi, asgjë për shqiptarët

0

Ministrat e BE-së nuk arritën konsensus për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut, shkruan agjencia e lajmeve INA. Vendimi ishte i pritshëm për faktin se Zaev nuk arriti ti fus në qeli politikanë e inkriminuar në vepra të rënda penale. Për çudi peshqit e mëdhenjë mbetën të lirë e u arrestua kryeprokurorja speciale që duhej ti luftonte ata. Zaevi tha do bie qeveria, por qytetarët janë në hall se cila qeveri do vie. I provuam të gjitha e nuk pam se kemi kapacitet për të ndërtuar një shtet funksional dhe demokratik. E keqja është se nuk ka alternativë. Edhe sikur në kampin shqiptarë të ketë ndryshime, dy partitë maqedonase tashmë kanë ra prej provimi. U vra shpresa dhe entuziazmi për jetë më të mirë për të gjithë qytetarët. Prap vlen shprehja ikën Nikolla e vjen Zaevi, asnjë shpresë ndryshimi për shqiptarët. Partitë shqiptare në letargji të rëndë.(INA)

Koment nga INA – Iliria News Agency