Ilaç për disa sëmundje është qepa

Iliria News Agency
Iliria News Agency

23/02/2023

Ilaçet natyrale janë më të mirat kur është fjala për zgjidhjen e problemeve shëndetësore. Nuk keni nevojë për mjekim të veçantë, kur natyra është pajisur me shumë bimë të cilat lehtë mund t’ju shërojnë.

Kështu janë qepët. Ato mund të rregullojnë së paku pesë probleme shëndetësore:

Kolli

Prej qepëve mund ta krijoni një shurup shumë efektiv për kollin (edhe pse era e gojës normalisht nuk do të jetë e mirë). Keni koll? Atëherë zieni një qepë dhe pini lëngun e saj!

Qepë për temperaturë dhe ethe

Kjo metodë është shumë e mirë për fëmijë! Një dush i ftohtë është mjaft traumatizues për t’i larguar ethet, sidomos për bebet. Një mënyrë më e mirë është që të prisni një qepë në feta dhe pasi të shkoni në shtrat ju apo fëmijët tuaj, të vendosni fetën nën këmbë dhe ta vishni çorapen. Ethet do të kalojnë shpejtë!

Keni grip? Mos u brengosni!

Qepët mbajnë erë dhe ju bëjnë të lotoni kur i preni. Por, kjo bimë e mahnitshme e shëron gripin në mënyrën më natyrale të mundshme. Zieni një çaj qepe ose thjeshtë hajeni një qepë të freskët dhe shikojeni se si do të përmirësoheni brenda pak orëve.

Qepë për dhimbje veshi

Nëse keni dhimbje veshi, qepa është zgjidhja ideale. Thjeshtë merreni një qepë, qërojeni dhe merrjani pjesën e njohur si “zemra”. Më pas, vendoseni atë në vesh para gjumit dhe do ta shihni se në mëngjes dhimbja është zhdukur!

Kur ju thumbon bleta

Qepët janë mjaft të mira, sidomos gjatë verës kur bletët janë të aktivizuara dhe sillen rreth e rrotull për t’ju thumbuar. Nëse ju thumbon një bletë, thjeshtë merreni pjesën më të bardhë të qepës dhe vendoseni në vendin e thumbimit. Do ta shihni se vendi ku ju ka thumbuar bleta nuk do të ënjtet dhe do të shërohet më shpejtë se zakonisht.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

ziadin sela

Ziadin Sela: Kosova dhe Shqipëria të na marrin shembull, të bashkohen

trupat britanike kosove

“Blindohen” kufijtë e Evropës, 20 mijë ushtarë në gatishmëri kundër Rusisë – ja “zona e nxehtë’ ku mund të nisë konflikti

lukaku

Lukaku e preferon kalimin në Saudi Pro League

google

Google do të fillojë të tarifojë për atë që përdorim çdo ditë?

Moti_26-780x470-1

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

gordana siljanovska davkova

VMRO-DPMNE mban tubimin e parë, Siljanovska – Davkova: Ne jemi europianët e vërtetë

rrjete sociale instagram facebook tik tok

Instagram po teston një veçori të re

guardiola

​Guardiola: Haaland është sulmuesi më i mirë në botë

bilall kasami

Kasami prezanton një prurje të re në Çair (FOTO)

INFO

NA NDIQ