Ilaçi për Alzheimer konsiderohet zbulim i rëndësishëm

Ilaçi i parë që ngadalëson shkatërrimin e trurit nga sëmundja e Alzheimer është konsideruar si fenomenal.

Zbulimi i tij i jep fund dekadave të dështimit në kërkimin e një kure dhe tregon se një epokë e re e mjekimeve për trajtimin e Alzheimerit është e mundur tashmë.

Megjithatë, ilaçi lecanemab, ka vetëm një efekt të vogël dhe ndikimi i tij në jetën e përditshme të njerëzve është ende në diskutim.

Ai funksionon në fazat e hershme të sëmundjes, kështu pjesa më e madhe e të prekurve mund të mos e marrin si mjekim.

Lecanemab sulmon qelizat e dëmshme që krijohen në trurin e një njeriu që ka Alzheimer.

Aktualisht, njerëzve me Alzheimer u jepen ilaçe të tjera për të ndihmuar në menaxhimin e simptomave të tyre, por asnjëra nuk ndryshon rrjedhën e sëmundjes.

Lecanemab është një antitrup – si ato që trupi prodhon për të sulmuar viruset ose bakteret – që është krijuar për t’i thënë sistemit imunitar të pastrojë amiloidin nga truri.

Amyloid është një proteinë që grumbullohet së bashku në hapësirat midis neuroneve në tru dhe formon pllaka dalluese që janë një nga shenjat dalluese të Alzheimerit.