Ilir Daja i ka dhënë fund aventurës pothuajse tre vjeçare në drejtimin e Ballkanit, një periudhë e lavdishme e klubit. Trajneri tiranas që fitoi tre tituj kampioni, një Kupë dhe një Superkupë të Kosovës është larguar përfundimisht nga klubi.
Daja këtë vit nuk arriti ta dërgojë Ballkanin në grupe në garat evropiane, gjë që e kishte bërë dy herë radhazi. Pas ndeshjes me Malishevën, ku Ballkani pësoi humbje me rezultat 3-2 , Ilir Daja është përshëndetur me lojtarët e tij. Ai pritet të vazhdojë karrierën te Dinamo.
Ndërkohë për sa i përket pasardhësit të Dajës te Ballkani, në skenë orët e fundit ka dalë emri i Artim Pollozhanit si kandidat potencial për të marrë “timonin” e kampionëve të Kosovës.
Vlen të theksohet fakti se Pollozhani aktualisht është Drejtor Sportiv te Flamurtari i Vlorës, teksa pritet me mjaft interes të shikohet si do të rrjedhin ngjarjet.