Ilir Meta i vendosur: Nuk lëviz nga zyra e presidentit deri në 2022

0

Ilir Meta ka dedeklaroi në intervistën me gazetaren Eni Vasili se Presidenti nuk mban asnjë përgjegjësi Se çfarë do të bëjë mazhoranca me nismën për shkarkmin e tij .

“ Unë përgjigjem vetëm përpara Kushtetutës dhe popullit shqiptar“ – tha Presidneti edhe kur u pyet se si do të sillet me vendimine gjykatës kushtetuese nëse ajo vendos për shkarkim.

Pjesë nga intervista .

Gazetarja: Zoti President, a mendoni se mazhoranca do ta finalizojë nismën e shkarkimit?

Presidenti Meta: Se çfarë do të bëjë mazhoranca unë nuk mbaj asnjë përgjegjësi. Unë e di që jam këtu në këtë zyrë ku jeni edhe ju sot dhe i gatshëm me ju edhe më datën 24 korrik 2022 të bëjmë një intervistë përmbyllëse. Sepse unë kam vënë dorën mbi Kushtetutë dhe unë e di shumë mirë se çfarë kam firmosur dhe çfarë firmos, kaq!

Gazetarja: Po thoni, çfarëdo vendimi që të marrë edhe Gjykata Kushtetuese?

Presidenti Meta: Unë përgjigjem vetëm përpara Kushtetutës dhe popullit shqiptar.

Gazetarja: Edhe me vendimin e Gjykatës Kushtetuese?

Presidenti Meta: Shqipëria nuk ka Gjykatë Kushtetuese, sepse është asgjësuar funksionimi…

Gazetarja: …Sot jo, por deri në vitin 2022…