Ilir Meta: Vlerësojmë rezervat serioze ndaj nismave si Ballkani i Hapur

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka përshëndetur projektrezolutën e Parlamentit Evropian lidhur me strategjitë e zhvillimit.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Meta shkruan Partia e Lirisë i bashkohet rezervave për Ballkanin e Hapur, ku sipas tij nuk zbatohen rregullat e BE-së.

“Partia e Lirisë mbështet miratimin e Strategjisë të re për Zgjerimin nga Parlamenti Europian. Ne vlerësojmë rezervat serioze ndaj nismave si Ballkani i Hapur, që siç e kemi theksuar prej kohësh nuk bazohet në rregullat e BE.

Vitalizimi i Procesit të Berlinit është vendimtar për arritje të reja të bashkëpunimit rajonal dhe anëtarësimin në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor.”- shkroi Meta.