Ilir Shqiri vjen me këngën kushtuar “Kongresit të Alfabetit” (VIDEO)

Sot me rastin e 114 vjetorit të Kongresit të Manastirit nën patronatin e Zëvendëskryetarit të parë të Qeverisë, z. Artan Grubi erdhi edhe kënga më e re kushtuar Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe në krye me të madhin e shqiptarëve Ilir Shaqirin të orkestruar nga Edmond Zhulali.

“Me 14 deri me 22 nëntor 1908, zhvilloi punimet Kongresi i Manastirit, duke gdhendur 36 shkronja të arta të gjuhës sonë.
Projekti muzikor “Kongresi i Alfabetit”, vjen si homazh për delegatët mendjendritur të kësaj ngjarje madhore kombëtare ” ka shkruar Ilir Shaqiri.