Ilire Dauti: Ata ia kanë humbur kuptimin fjalës premtim, ne do ta bëjmë shtetin për të gjithë

0

Ilire Dauti, kandidatja për deputete nga radhët e koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, bashkë me kandidatët tjerë të zonës së gjashtë zgjedhore kanë realizuar takime me banorët e Komunës së Zhelinës. Dauti kërkoi mbështetje nga bashkëvendasit e saj për ta bërë realitet “shtetin për të gjithë”. Sipas Ilire Dautit, kundërshtarët politik që janë në pushtet për 18 vite, ia kanë humbur kuptimin fjalës “premtim”, duke premtuar vazhdimisht e duke mos realizuar asgjë nga këto premtime.

“Ata ia kanë humbur kuptimin fjalës ‘premtim’. Kjo fjalë tani, fatkeqësisht tingëllon si diçka e pamundshme, e parealizueshme dhe e paarritshme. Ata mbollën krim dhe korrupsion ngado. Ndërsa atyre që do të vijnë t’u kërkojnë mbështetje në emër të “shoqërisë për të gjithë”, t’u thoni se shoqëria është e përbashkët, e të gjithëve, ndërsa ne themi se shteti duhet të ketë i përbashkët dhe i barabartë për të gjithë. E ne me mbështetjen tuaj do ta bëjmë realitet “shtetin për të gjithë”. Ne kërkojmë që secili prej nesh të trajtohet si i barabartë në çdo sferë të jetës. Ne duam të jemi të barabartë para drejtësisë, të barabartë në investime, në arsim e shëndetësi. Çdo gjë tjetër më pamë dhe më e ulët se barazia është e papranueshme. Votoni numrin 5 për cilësi më të mirë të jetës, për jetë më të mirë edhe për fëmijët, edhe për pensionistët, për nxënësit, studentët dhe jetë më të mirë për femrën shqiptare”, tha mes tjerash Ilire Dauti.