Ilire Dauti: BDI-ja po tallet me fatin e qytetarëve pa shtetësi (Video)

Iliria News Agency
Iliria News Agency

07/02/2022

Koordinatorja e grupit parlamentar të Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ilire Dauti, akuzon Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI) se po keqpërdor problemin e qytetarëve pa shtetësi për 20 vite me radhë. Në një prononcim për gazetën LAJM, zonja Dauti paralajmëroi të gjithë ata që zvarrisin zbatimin e Ligjit për Shtetësi se do të përballen me Ligjin.

LAJM: Zonja Dauti, ndonëse vitin e kaluar u miratua Ligji i ri për Shtetësi, përsëri shumë qytetarë ankohen se nuk mund të pajisen me ketë dokument. Siç thuhet, Agjencia për Siguri Kombëtare mban në sirtar mbi 2600 kërkesa për shtetësi. Ju si iniciues për miratimin e ligjit të fundit për shtetësi, a jeni në dijeni për këto zvarritje?

Ilire Dauti: Është e vërtetë që është evidente zvarritja e zbatimit të Ligjit për Shtetësi. Të paktën ashtu deri tek ne arrijnë ankesat e qytetarëve të cilëve i është bërë një padrejtësi e tillë për më tepër se 30 vite ndërsa pjesë e këtij turpi, ka qenë edhe partia shqiptare në pushtet për 20 vite me radhë, që ashtu siç mban peng të punësuarit me kontratë në vepër që i shfrytëzon për periudhë para zgjedhjeve për efekt votash, për fat të keq, në të njejtën mënyrë po luan dhe vazhdon të sillet edhe me fatin e këtyre qytetarëve të cilët pa fajin e tyre kanë qenë dhe vazhdojnë të mbeten pa shtetësi. Por, një gjë duhet ta kemi të qartë, nga momenti që ne propozuar dhe arritëm edhe të miratojmë Ligjin për Shtetësi në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, prej tani e tutje nuk ka asnjë pengesë ligjore që këta qytetarë do t’i bënte që të mbeten pa shtetësi. Prandaj, të gjithë ata që vazhdojnë ta zvarrisin implementimin apo zbatimin e këtij ligji, do të duhet ta kenë parasysh se do të duhet të përballen edhe me Ligjin.

LAJM: Keni paralajmëruar se nuk do të rrini duarkryq ndaj këtyre padrejtësive. Si do t’iu dilni në ndihmë qytetarëve?

Ilire Dauti: Duhet ta dimë që ekzistojnë tre lloje pushtetesh. Ai i pari ekzekutiv, legjislative dhe gjyqësori. Aleanca për Shqiptarët është pjesë e legjislativit prej ku edhe ka bërë atë betejën e vet që të sjell Ligjin për Shtetësi, i cili ashtu siç është i miratuar, tanimë nuk ka asnjë pengesë ligjore që këta qytetarë të vazhdojnë të mbeten pa shtetësi. Sa i përket pjesës së ekzekutivit, dihet kush janë përgjegjës, pra është përgjegjës qeveria dhe ministrat e kësaj qeverie. Do të duhet të drejtoheni konkretisht dhe ata të japin llogari se pse vazhdojnë të luajnë me fatin e qytetarëve tani kur nuk ka asnjë pengesë ligjore që ata qytetarë të pajisen me shtetësi. Është e vërtetë që ne në mënyrë të vazhdueshme kemi thënë që nuk do të qëndrojmë duarkryq edhe pasi është sjellë ligjir për shtetësi dhe në këtë drejtim kemi angazhuar avokat që do të jenë aktiv në periudhën në vazhdim posa të vërehet se cilat janë ato raste që kanë nevojë për ndihmë, si dhe do të ndihmojmë me prezencën tonë, ashtu siç kemi bërë deri më tani.

LAJM: Pse mendoni se vazhdon të problematizohet kjo çështje nga Agjencia për Siguri Kombëtare dhe kush duhet të mbajë përgjegjësi?

Ilire Dauti: Unë e theksova edhe në fillim, janë po të njëjtit, ata që i kanë lënë këta qytetarë në këtë formë të jetojnë pa të drejtën elementare siç është e drejta për shtetësi, janë po të njëjtit që vazhdojnë të zhagisin në këtë formë. Agjencia nuk ka të drejtë tanimë, pas ndërhyrjeve dhe ndryshimeve të reja ligjore që të zhagitë, marrjen e shtetësisë, sidomos me një nen të posaçëm, në nenin 7 është e përcaktuar që kjo Agjenci tanimë s’ka të drejtë të zhagisë, marrjen e shtetësisë për më gjatë se gjashtë muaj ashtu siç ka qenë në të kaluarën ku pafundësisht ata kanë patur mundësi që ta zhagisin marrjen e shtetësisë. Nga ana tjetër, duhet thënë që qytetarët që kanë lindur dhe jetuar në territorin e Maqedonisë së Veriut, para vitit 1991 do të duhet me automatizëm të ju njihet e drejta për shtetësi dhe aty nuk kanë punë më, as Agjëncitë dhe as të tjetër që vazhdojnë t’i zhagisin këta persona. Unë mendoj se ka ardhur fundi kur ata nuk do të kenë kompetenca për të vazhduar të njëjtën gjë.

Ndërkohë, mediat kanë raportuar se të dhënat zyrtare të siguruara gjatë kësaj jave nga MPB, falsin se për momentin ASK mban në sirtar 2657 kërkesa për shtetësi, për të cilat deri në MPB vetëm duhet të japë vlerësim pozitiv ose negativ. Prej këtyre 1247 kërkesa për shtetësi janë dorëzuar që nga vitit i kaluar.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

tetove

BDI feston në Tetovë

Zgjedhje votime vota Maqedoni

Disa nga rezultatet jo zyrtare nga rajoni i Tetovës

arber

Ademi: Sot populli foli

Bilall Kasami

Kasami: Dalja e votuesve e lartë, po tregohet vendosmëri për ndryshim

vlen

VLEN: Në Likovë vjedhje masive të votave, mbushje dhe treni bullgar

MPB-policia-maqedonise

Arrestohen pesë persona, fotografuan fletëvotimet

kumanove hotel kristal

Mbyllet vendvotimi 1075 në Gjimnazin e Kumanovës

likov

Procesi në Likovë po zhvillohet pa pengesa. Fetai: Në zonat rurale fluksi më i madh është pas orës 15

Zgjedhje votime vota Maqedoni

KSHZ: 35.89 % votuan deri në ora 15:00

INFO

NA NDIQ