Iluzionisti Edi Rama

Nuk te fajesoj ty per naivitetin tend, por veten time, qe te besova verberisht aq shume! –

Nga Dan Disha

Sa me shume mundohem ta injoroj fijaskon qe ndodhi ne Korce, me bekimin dhe garancionin e Edi Rames, aq me shume behet akute me veprimet e njepasnjeshme e te papergjegjshme te ketij te fundit.

Perfundimisht, pra, une nuk mund t’i drejtohem me Edi Rames me “Kryeminister”,sepse e kam te veshtire, pas vrerit qe volli kunder gjysmes se kombit shqiptar, duke i akuzuar si fashiste. Dhe, ne fakt, jo vetem kunder shqiptareve ne Kosove, por edhe kunder shqiptareve ne territoret qe ua kane “vjedhur” te paret e partnerit te Rames, Aleksandar Vucic. Natyrisht, ketu duhet permendur maksimen “ Kush harron te kaluaren, rrezikon te perballet me te njejten.”

Nderkaq, cila do ishte kostoja qe do paguaje ti po te mos kishe lejuar frymezuesin e formacioneve shtazarake serbe te kendonte ne truallin shqiptar? Zero, natyrisht. Dhe, perse e lejove? Apo per te legjitimuar aktin bizar, qe bere kur e nderove me celesin e kryeqytetit shqiptar? Por, ketu ka edhe dicka me te thelle qe, po te mos e dinin armiqte shekullore te shqiptareve, s’do e thoja kurre. Ama, ata e dine me mire se ne te verteten mbi kodin gjenetik, qe rezulton ne dilemen: “ Perse o Zot na le ne Shqiperi?! “ Ose fenomene te tjera te turpshme, te cilat nxjerrin ne shesh dicka te shemtuar per njeriun: krizen e identitetit.

Po t’i shtojme kesaj edhe deklaraten tende se “ jam kryeministri me i afte ne Ballkan”, na del nje problem tjeter, ai i madheshtise iluzore, megalomanise. Nje person, i prekur nga kombinimi i krizes se identitetit me ndjenjen e superioritetit te paqene, nuk ka vend, jo vetem ne Kryeministri… Nje Kryeminister qe armiqeson gjysmen e popullit shqiptar, duhet te kete guximin te kerkoje falje e te largohet nga politika njehere e mire. Pastaj, Shqiperia nuk eshte vend per “kosmopolitet” e shtirur, te cilet jane bashkefajtore per mjerrimin qe i kane shkaktuar popullit shqiptar, duke i vjedhur edhe shpresen. Dhe tani, duke lekundur seriozisht idealin panshqiptar, unitetin kombetar. Sa shprese kisha ne ty, sa shume me zhgenjeve!

Dhe, natyrisht, une kam nje pyetje per ty: cfare do humbiste Shqiperia po te mos kendonte ai, qe u be instrument ne doren tende, per te percare dhimbshem popullin shqiptar? Do lendohej sedra jote prej arroganti, duke harruar qe ti nuk je me person privat, por “sherbetor” i popullit qe te ka dhene voten.
Por, ne Shqiperi, ndodh e kunderta: populli eshte kthyer ne sherbetor, ndersa bleresit e votave, ne padrone te gjithckaje, si te burimeve natyrore ashtu edhe te atyre njerezore. Kaq pameshirshem ndaj popullit te vete nuk kane vepruar as ushtaraket bandite te Amerikes Latine.

Pastaj, ti harrove se cfare te detyron Kushtetuta e Shtetit Shqiptar? Pra, ne vend qe te bashkosh shqiptaret, ti i percave, duke hapur nje plage qe veshtire sherohet. Veprimet e tua te fundit kunder ceshtjes kombetare shpjegohen vetem me xhelozine ndaj Albin Kurtit. Ti, jorastesisht dhe ne menyre jokorrekte e perdore shprehjen “ fashizem”, per te goditur rivalin tend, gjeniun Albin Kurti, duke aluduar ne menyre tinezare ne liderin populist, Bennito Musolini. Problemin tend “Albin Kurti” e deshmoi edhe i perkedheluri yt dhe armiku i shqiptareve, Bregoviqi, duke deklaruar se ne Kosove do shkonte “ kur te mos jete me Albini.”

Veprimet e tua iracionale nuk kane shqetesuar vetem shqiptaret. Kryeministri kroat Plenkovic shprehu zhgenjimin ndaj prirjes per marredhenie te ngushta mes teje dhe Serbise. Pra, ne vend qe te bashkepunosh me aleatin e natyrshem, Kroacine, ti ben pazare me armikun strategjik te shqiptareve, Serbine! Ti ndoshta enderron te prishesh aleancen Serbi-Rusi dhe, nese eshte keshtu, atehere je fatkeqesia e shqiptareve. Edhe Kancelarja Angela Merkel dhe jo vetem ajo, e kundershtoi hapurazi projektin fantom, Ballkani i Hapur.

Dhe ti harron se shqiptaret nuk jane vetem ata qe njeh ti. Doren ne zemer, ti nuk je krejtesisht i paditur, por ama, nuk je as Albin Kurti. Ne fakt, problemi yt, ne thelb, eshte Albini. Tanime, Albini eshte bere i preferuari i Evropes dhe kete ti e perjeton dhimbshem. Mjafton te permendim Kancelarin austriak Kurz, i cili deklaroi : “ Akoma nuk kam takuar nje politikan me te ditur se Kryeministri Kurti,” ose Kryeministrin e Belgjikes, i cili tha se Kryeministri Kurti lirisht mund te llogaritet si udheheqes i Evropes. Ky fakt te prishi endrren e bukur qekur fillove te shikosh veten si lider te kalibrit evropianoperendimor.

Kerkesa skandaloze qe i bere Kryemjnistrit bullgar ne Takimin e Bledit tregoi edhe njehere se ty nuk can koken per te drejtat e shqiptareve., por kerkon te renditesh mes lidereve me peshe te Evropes. Sinqerisht, per nga arroganca, ke filluar te sillesh si Sadam Husseini i Irakut, ose si Shahu i Iranit por, me shume, si Gadaffi iracional i Libise, te cilet humben lidhjen me realitetin dhe perfunduan ne menyren me te turpshme. Pra, Edi Rama, me veprimet e tua te fundit, ti tregove se je ne vendin e gabuar dhe ne kohen e gabuar. Dhe tani, si kameleoni kerkon “ bashkepunim me te madh vellazeror”, por me Kuvendin e Kosoves, jo me ”rivalin” tend, kolegun Albin Kurti.

Pra, largimi yt nga posti i Kryeministrit do qe nje ndihmese e madhe ne rivendosjen e marredhenieve te natyrshme Kosove-Shqiperi. Por, pastaj, na del ajo dilema e madhe: a thua mund te gjendet ne Shqiperi nje Kryeminister i denje qe do te te zevendesonte nje arrivist arrogant? Vitet pas tranzicionit kane treguar se nje gje e tille eshte e pamundur, sepse Shqiperine e kane udhehequr ne vazhdimesi ata qe duhej te dergjeshin burgjeve te Shqiperise.
Kurre ne historine e shtetit shqiptar nuk ka ndodhur kjo konkurence agresive mes pushtetareve shqiptare, se kush do ta shqyeje copen me te madhe nga trupi i memes Shqiperi.

Ne keto tridhjete vite pas tranzicionit, Shqiperine e keni kthyer ne nje “ lypsar te rreckosur,” qe rri me doren shtrire, se kush do i dhuroje ndonje “grant” ( lemoshe), qe gjithmone perfundon ne xhepat e padroneve te Shqiperise. O Zot, shpetoi shqiptaret nga keta udheheqes te demonizuar.

Autori eshte ish-redaktor i Zerit te Amerikes ne Washington DC