Imami tetovar godet rëndë kritikuesit e Halil Kastratit

0

Duke qenë në festën e Bajramit, gazetari Xhevdet Pozhari pati kritikuar hoxhën Halil Kastrati pse i bënë aktivitetet e tij humanitare publike, raporton Tetova1. Ai madje e akuzoi Kastratin se ka bërë pakt me djallin.

Por nuk kanë vonuar reagimet e hoxhallarëve duke thënë se gjithçka është në rregull me aktivitetet e Halil Kastratit dhe se të varfërit nuk duhet të kenë turp të dalin para kamerave, por turp duhet të kenë të pasurit që i kanë lënë në këtë gjendje. Një prej tyre që i ka dal në krah Halil Kastratit dhe të tjerëve që bëjnë aktivitete humanitare është edhe imami tetovar, Mafiz Rustemi i cili jeton dhe vepron në SHBA.
Rustemi ktitikuesit i ka quajtur gjynah që dojnë të bëjnë famë.

Ja dhe reagimi i plotë i imamit Mafiz Rustemi:

Gjunah..

Lexoj disa reagime ne lidhje me publikimin e aktiviteteve humanitare, se kinse qenkan jo të mira sipas Islamit. Çfarë katastrofe.

Përkundrazi, u bëj thirrje hoxhollarve që merren me aktivitete humanitare dhe kontribuesve tjerë në këtë drejtim: publikoni çdo aktivitet humanitar. Le të qetsohet zemra e donatorit duke e pa se lëmosha e tij ka zënë vend, le ta shohin edhe të tjerët se sa njerëz jetojnë në kushte të mjerueshme dhe kanë nevoj për ndihmë, dhe gjithashtu, në kohën kur mediumet shpifin për Islamin dhe muslimanët, ne përmes po këtyre mediumeve, do ua bëjm me dije shqiptarëve dhe të tjerëve, se ja, ky është Islami, këto janë hoxhollarët, gjithmon në shërbim të njerëzve.

Fukara, mos turpëroheni të dilni në TV dhe të kërkoni ndihmë, pasi nuk është trup të jeshë i varfër, le të turpërohemi ne (pak më të pasurit), që u kemi lënë në këtë gjendje, duke mos u kujdesur për ju.

Përkrahni njerëzit human, nëse nuk ke para, atëherë me fjalë të mira, nëse edhe këtë nuk mundesh, së paku mos i pengo ato.