Imami tregon se a është Bitcoini haram

0

Imami kryesor i Egjiptit ka përkrahur ligjin kundër Bitcoinit duke deklaruar se është “i ndaluar” me fenë islame.

Shekh Shaëki Allam ka thënë se kriptovaluta digjitale përmban rreziqe për  “mashtrim”.

Bitcoini nisi vitin e kaluar rritjen rekorde, me më pak se 1000 dollarë në janar, me gati 20 mijë në fund të vitit.

Më pas humbi 25 për qind të vlerës për një javë duke shtuar zërat që paralajmëronin një “flluskë të rrezikshme”.

“Bitcoin është i ndaluar nga ligji mysliman sepse shkakton dëme tek individët, grupet dhe institucionet”, ka thënë ai, transmeton Albinfo.

Në muajin gusht të vitit të shkuar, në Egjipt ishte hapur për herë të parë mundësia e tregtimit të Bitcoinit. Muajin e shkuar, kjo valutë u shpall ilegale nga shteti.