Importi i automobilave në rritje të madhe në Maqedoninë e Veriut

ina-online
ina-online

5 Gusht, 2023

Është rritur interesi për blerje të automjeteve nga qytetarët e Maqedonisë së Veriut, edhe pse pjesa më e madhe e mjeteve transportuese janë të përdorura. Të dhënat nga Drejtoria Doganore e RMV-së regjistrojnë rritje të madhe të numrit të automjeteve të importuara nga vendet e huaja në gjashtë muajt e parë të vitit 2023, shkruan Meta.mk, njofton Portalb.

Në periudhën janar-qershor të këtij viti janë importuar gjithsej 21.307 automjete, prej të cilëve 19.552 janë automobila, 1.634 janë kamionë dhe 121 autobusë. Nga parku i automjeteve të importuara, pjesa më e madhe e tyre janë sjellë nga vendet e huaja si automjete tashmë të përdorura.

Nga automobilat e importuara, 4.862 janë të reja, ndërsa 14.690 janë të përdorura, ose e shfaqur në përqindje, 24,9 përqind e automobilave të importuara janë sjellë si të reja, ndërsa të tjerat janë të përdorura. Kjo do të thotë se tre e katërta e automjeteve që janë  sjellë paraprakisht kanë qenë të përdorura në vendet e huaja.

Lidhur me autobusët, gjendja është edhe më dramatike, për shkak se vetëm gjashtë nga autobusët e importuar janë importuar si të rinj, ndërsa një shumicë e madhe janë automjete transportuese të cilët para se të mbërrijnë në Maqedoni janë përdorur në vendet e huaja.

Në pjesën e vjetërsisë së automjeteve, të dhënat më të reja nga Drejtoria Doganore e RMV-së theksojnë se nuk ka ndryshime lidhur me preferencat e qytetarëve të Maqedonisë, të cilët fillimisht janë të orientuar drejt furnizimit të automjeteve tashmë të përdorura. Megjithatë, nga krahasimi i automjeteve të importuara në krahasim me vitet paraprake mund të shihet se është duke u rritur interesi i blerjes së një automjeti të ri transportues.

Enti Shtetëror i Statistikës fillimisht duhet ta publikojë numrin e automjeteve të regjistruara në vend, si dhe vjetërsia mesatare e automjeteve, por është e sigurtë se trendi i rritjes së motorizimit të popullatës së Maqedonisë do të vazhdojë edhe sivjet.

Ndaj importit të rritur të automjeteve të përdorura nga vendet e huaja ndikon edhe politika jashtëzakonisht liberale të Qeverisë së Maqedonisë, e cila edhe krahas asaj që më shumë se dy vite e gjysmë premton ndalesë për importim të automjeteve të vjetruara që nuk i plotësojnë standardet EURO 5 për emetim të gazrave shkarkuese, deri në ditën e sotme nuk ka sjellë vendim restriktiv për ndërprerje të importimit të automjeteve të këtilla.

Qeveria e Maqedonisë nga mesi i vitit informoi se në Ministrinë e Financave po përgatitet analizë për automjetetet motorike dhe reforma për tatim të automjeteve e cila është e koordinuar nga Banka Botërore, nga e cila duhet të dalë Plani aksional në të cilin saktësisht do të theksohet periudha e pezullimit të importimit të automjeteve me motorë EURO 5.

Përndryshe, ministri aktual i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi që në fillim të vitit 2021 premtoi sjellje të vendimit për ndalesë të importimit të automjeteve të përdorura të cilët nuk i plotësojnë standardet EURO 5 për emetim të gazrave shkarkuese, por një premtim i këtillë deri më sot nuk është përmbushur.

BE-ja paralajmëron ndalesë për importim të automobilave të përdorur nga anëtaret

Dhe derisa Qeveria e Maqedonisë tashmë tre vite me radhë e zvarrit politikën restriktive për importim të automjeteve të vjetra, nga Bashkimi Evropian (BE) tashmë po mbërrijnë paralajmërime se mendojnë që ta ndalojnë importimin e automjeteve të përdorura nga vendet e saj anëtare. Kjo në mënyrë praktike do të thotë se në këtë rast në Maqedoni më nuk do të mund të importohen automjete të vjetra nga Gjermania, Austria, Italia, Franca dhe “destinacionet e preferuara” të tjera, madje edhe nga fqinji Bullgaria.

Siç shkruan javorja serbe “Vreme”, Komisioni Evropian në fillim të korrikut e ka përgatitur propozimin që automjetet e përdorura më të mos eksportohen dhe të shiten jashtë BE-së. Komisioni propozon dispozitë me të cilën do të zëvendësohen direktivat ekzistuese të BE-së për automjete të vjetruara dhe mundësi për përdorim të sërishëm të tyre dhe riciklim. Kjo do të thotë se automjetet e përdorura do të bëjnë pjesë nën kategorinë e automjeteve me “shekull të skaduar përdorimi”. Në Evropë edhe sot nga gjashtë milionë automjete përfshihen në këtë kategori, por me propozimin e ri të KE-së druhet se definimi i këtij termi do të jetë më rigoroz.

Tani për tani nuk ka hollësi plotësuese të cilat janë prezantuar nga BE-ja lidhur me rregullativën e propozuar nga Komisioni Evropian, edhe pse thuhet se dispozitat e reja do të reduktonte çlirimin e dioksidit të karbonit në ajër me 12,3 milionë tonë deri në vitin 2035.

Serbia e ndalon importimin e automjeteve me EURO motorë nga viti  

Qeveria serbe nga 1 janari i vitit 2024 e ndalon importimin e automjeteve të përdorura me standarde nën EURO 5 të emetimit të gazrave shkarkuese. Gjithashtu, vendimi i autoriteteve të fqinjit verior parashikon që nga viti 2025 të ndërpritet importi edhe i automjeteve me standard EURO 5, gjegjësisht në Serbi do të mund të importohen vetëm automjete që janë prodhuar pas vitit 2014.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Screenshot_2023-09-29-23-19-52-459-edit_com.facebook.katana

Kurti flet me Sullivan: Kemi nevojë për ndihmë kundër planeve luftarake të Serbisë

john kirby xhon kirbi

SHBA i kërkon Serbisë të tërheqë trupat ushtarake nga kufiri me Kosovën

Radojcic vilat pasuria

Publikohen pamje nga “kështjella” e Radojçiqit, shikoni pasurinë të Pablo Escobarit të Ballkanit! (VIDEO)

Albin Kurti

Kurti: Nuk përjashtohet ri-agresioni

Edi Rama

​Rama shpjegon kërkesën që KFOR të marrë kontrollin në veri: Reagimet i quan dhimbshme e qesharake

kurti vucic

Kurti: Vuçiq e Radojiçiq si Millosheviqi e Arkani, dëshirojnë ta kthejnë rajonin në vitet 90-ta

Shaip Kamberi

Shaip Kamberi: Lëvizja e tankeve serbe në Luginë provokuese, qytetarët në frikë

qumsht-qumesht

Nuk ka qumësht me aflatoksinë nëpër markete, reagon AUV në Maqedoninë e Veriut

Onkologija Onkologjia shkup

Miratohet përbërja e Komisionit Anketues në Kuvend për skandalin në onkologji

INFO

NA NDIQ